Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Me 4 dhe 5 nëntor 2011, ne Bibliotekën Kombëtare në Shkup u mbajt panairi i dytë i bursave “Scholarship Expo”

Në këtë panair, i cili u organizua me mbështetjen e Ambasadës së Sllovakisë, morën pjesë 25 universitete, fondacione dhe institucione nga Maqedonia dhe vendet evropiane, nga Kanadaja dhe nga Australia, të cilët ofrojnë bursa studimi për studentët nga Republika e Maqedonisë.

Universiteti i Evropës Juglindore në këtë panair u përfaqësua nga Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe me këtë rast u prezantuan programet studimore, mundësitë e shumta që Universiteti i ofron për studentët e rinj, duke përfshirë llojet e ndryshme të bursave si dhe programin “Puno&Studio”.

Në këtë aktivitet po ashtu u prezantuan edhe bursat, të cilat i ofron baza e bursave S4WB (Bursa për Ballkanin Perendimor) dhe bursat të cilat i ofron projekti JoinEuSEE.

Google+