Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Dr. Gjorge Ivanov solemnisht, të premten ( 18 nëntor 2011), Universitetit të Evropës Juglindore i ndau Urdhrin për merita në Republikën e Maqedonisë.
Dhjetë vite të funksionimit të një universiteti siç është Universitetii Evropës Juglindore është një periudhë shumë e shkurtër, por në kontekst të dinamikës së zhvillimit të ngjarjeve, mënyrës së themelimit dhe misionit të këtij institucioni të arsimit të lartë, ndikimit që kishte në rrjetin arsimor sipëror në Republikën e Maqedonisë për plotësimin e nevojave shoqërore dhe instalimin e vlerave të dukshme dhe të dallueshme e të krahasueshme me trendet dhe standardet më bashkëkohore - fiton dimension historik, duke lënë gjurmëtë dukshme në botën e dijes, thotë rektori i këtij Universiteti, Prof. Dr. Zamir Dika. Ai e theksoi edhe rolin e përkrahjes së pa rezervë tëbashkësisë ndërkombëtare – SHBA, BE, Këshilli i Evropës dhe OSBE-së nërealizimin e idesë së krijimit të këtij Universiteti, i cili vazhdon të jetë i hapur për të rinjtë nga Maqedonia dhe rajoni e më gjërë. Universiteti i Evropës Juglindore u bë Universiteti i parë në Maqedoni, i cili e zbatoi sistemin e kredive ECTS dhe metodat mësimore bashkëkohore, aktive dhe interaktive. Në të njëjtën kohë,e gjithë kjo kontribuoi në transferin e studentëve në universitete të ndryshme evropiane e amerikane, duke ofruar mundësi të barabarta për punësim dhe trajnim për ato kuadro që kishin diplomuar në këto universitete.
UEJL, si universitet jofitimprurës me interes publik u themelua që ta zgjidh problemin e arsimit të lartë në gjuhën shqipe,si promotor i fuqishëm i mirëkuptimit ndëretnik me qasje shumë - gjuhësore dhe shumë - kulturore në mësimdhënie dhe hulumtim, por edhe duke zhvilluar programe mësimore me perspektivë ndërkombëtare.
Harmonizimi i standardeve dhe valorizimi i dijeve evropiane me nevojatdhe kërkesat kohës është edhe një dëshmi e suksesshme për UEJL-në, prandaj kjoparaqet një përgjegjësi të madhe për këtë universitet që të vazhdojë edhe më tutje të jetë lider i vlerave dhe standardeve arsimore dhe akademike në rajon.
“Me të vërtet është kënaqësi të kesh bashkëpunim me universitetet mëprestigjioze vendore, rajonale dhe ndërkombëtare dhe se kjo ka rëndësi thelbësore për suksesin e Universitetit tonë. Ne, këtë e kuptojmë si mision dhe detyrim që të arsimojmë gjenerata të ardhshme të kualifikuara, të mirëinformuara dhe të kulturuara”, thotë rektori Dika.
Komisari i mëparshëm për zgjerim i BE-së, Oli Ren, duke e shprehurpërkrahjen e tij për UEJL-në, tha: “ Universiteti i Evropës Juglindore ështëkrijesa më evropiane në Ballkanin Perëndimor”.
Po ashtu, duam t’i përmendim edhe përfundimet e ekipit të Asociacionit të Universiteteve Evropiane (EUA/ IEP) – programi për evaluim të jashtëm të universiteteve, ku thuhet: “Universitetii Evropës Juglindore paraqet padyshim modelin e universiteteve shembull në Maqedoni dhe rajon”, ose gjatë një evalumit tjetër, ku u theksua se “Universiteti mund të shërbejë si model në rajon për veprimtarinë e gjithmbarshme dhe përperspektivat, të cilat i ka krijuar”.
Në fizibiliti raportin e OECD/IMHE për Maqedoninë,thuhet se “Universiteti i Evropës Juglindore i ka plotësuar, përkatësisht i ka tejkaluar qëllimet e veta të paracaktuara për kontributin në zgjidhjen e arsimit të lartënë gjuhën shqipe, duke siguruar programe studimore, të cilat mundësojnë perspektivë evropiane dhe ndërkombëtare dhe njëkohësisht duke siguruar qasje shumë- kulturore në mësim”.
Universiteti arriti t’i afrojë në një pikë të përbashkët njerëzit ekulturave të ndryshme në ndërtimin e një qëndrimi fleksibil dhe pozitiv në ndërveprimin shoqëror. Dialogu ndërkulturor dhe toleranca, nëkëtë universitet, gjithnjë e më shumë shihen si perspektiva të integrimeve të ardhshme evropiane. Në këtë kontekst, megjithatë, vjen në shprehje opsioni i forcimit të identitetit evropian, në kuadër të tolerancës, shumetnicitetit,multikulturës dhe shumë-gjuhësisë. Mund të vërtetohet pa mëdyshje seUniversiteti i Evropës Juglindore ishte dhe mbeti shembull tipik i dialogut,tolerancës dhe i mirëkuptimit ndëretnik.
“Këto janë vlerat tona, të cilat do të na çojnë më afër Evropës dhepikërisht dhe mu për shkak të këtyre vlerave bëhemi gjithnjë e më shumë pjesë e pandashme e saj”, thonë përgjegjësit e këtij universiteti.
