Lajmet e fundit
-
Në UEJL u mbajt shkolla verore ndërkombëtare për përgatitjen e liderëve të ardhshëm
28 gusht 2012Nga 13-26 gusht në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë u mbajt Shkolla Verore, ku u diskutuan tema të ndryshme për përgatitjen e liderëve të ardhshëm. Në këtë aktivitet morën pjesë studentë nga 19 vende të ndryshme të botës, si SHBA, Kinë, Rusi, Ukrainë, Jordani, Çeki, Egjipt dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
-
Universiteti i Evropës Juglindore trajnon stafin në Krushevë
27 gusht 2012Rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika, tha se qëllimi i këtij tajnimi është që të punësuarit të personalizohen me Universitetin. Në rajnim kishte edhe espertë ndërkombëtarë. “Motivimi dhe cilësia”, ishte temae trajnimit, të cilën e mbajti drejtori ekzekutiv i Insitutit NacionalDemokratik (NDI), në Maqedoni, Kris Henshou. Ai foli edhe për aspekte të ndryshme të lidershipit dhe motivimit të të punësuarve.
-
U mbajt konferenca ndërkombëtare për studimet amerikane
24 gusht 2012“Zbatimi i risive në mësimdhënie në programet studimore të studimeve amerikane”ishte tema e konferencës ndërkombëtare, që u mbajt në UEJL, të martën (22 gusht 2012), në organizim të Asociacionit Fullbrajt.
-
Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore Prof. dr. Zamir Dika ngushëllon familjen Xhaferi dhe PDSH-në
17 gusht 2012Arbni iku përgjithmonë, por ai gjithnjë do të mbetet i gjallë në kujtesën tonë si një njeri i madh, i cili me përkushtimin e tij gjithnjë ishte në shërbim të kauzës kombëtare.
-
Universiteti i Evropës Juglindore me sukses e përfundoi Tempus Projektin: Sipërmarrësia dhe zhvillimi lokal ekonomik
17 korrik 2012Projekti kishte për qëllim të krijojë program studimor, I cili do të siguroj cilësi të lartë të arsimimit profesional në fushën e sipërmarrësisë dhe zhvillimit lokal ekonomik në nivel të studimeve të magjistraturës dhe të kontribuojë në krijimin e ambientit afarist në Republikën e Maqedonisë për trajnimin e specialistëve të nevojshëm për tregun e punës.
-
Ndahen çmimet për studentët më të mirë në pasurimin e faqeve të Uikipedias
5 korrik 2012Sot(5.07.2012), në një ceremoni solemne në kampusin e Universitetit të Evropës Juglindore në Shkup u ndanë çmimet për studentët më të mirë pjesëmarrës në projektin e pasurimit të faqeve të Uikipedia-s me informacione shkencore të Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore të UEJL dhe të Fakultetit të Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike të Universitetit Shën Kirili dhe Metodi.
-
Lira Bojku e mori certifikatën si studente më e mirë në Fakultetin e Drejtësisë
29 qershor 2012Në një ceremoni solemne, të enjten ( 28 qershor 2012), rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika, ia ndau certifikatën Lira Bojkut, si studente më e mirë në Fakultetin e Drejtësisë.
-
Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës
15 qershor 2012Të mërkurën (13 qershor), rektori i i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, Prof. dr. Zamir Dika priti homologun e tij nga Universiteti “EqremÇabej” i Gjirokastrës, Prof. dr. Gëzim Sala, me ç’rast nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim të ndërsjellë midis dy universiteteve.
-
UEJL ishte nikoqir i Konferencës nacionale për cilësi të arsimit të lartë
13 qershor 2012Bashkëpunimi mes universiteteve është më se i nevojshëm, pasi që mësohen përvoja të ndryshme nga universitete të tjera si dhe rritet efikasiteti në arsimim, tha rektori i UEJL-it, Prof. Dr. Zamir Dika gjatë Konferencës nacionale në lëmin e arsimit të lartë, që u mbajt të martën ( 12 qershor 2012), në UEJL, në Tetovë.
-
U mbajt ceremonia e promovimit të absolventëve – gjenerata е tetë
12 qershor 2012Të shtunën (9 qershor 2012), në qytezën e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë (UEJL), në Tetovë, në një atmosferë festive, një numër i madh i prindërve, studentëve dhe mysafirëve të shumtë, patën mundësinë të shijojnë një mënyrë unike të promovimit të absolventëve të gjeneratës së tetë. Në mesin e mysafirëve të lartë morën pjesë ambasadori i Hungarisë në Maqedoni, Jozef Bence, zëvendësministri i Arsimit i Maqedonisë, Safet Neziri, kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani dhe mysafirë të tjerë të lartë.
-
Ambasadori Wohlers takon rektorin Dika dhe studentët e UEJL
9 qershor 2012Sot (8 qershor), Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), në Tetovë e vizitoi ambasadori i Shteteve të bashkuara të Amerikës (SHBA), Paul Wohlers, i cili me këtë rast u takua me rektorin e Universitetit, Prof. Dr. Zamir Dika, nga i cili u informua për planet akademike dhe shkencore e hulumtuese në Universitet.
-
Prorektori i UEJL-së Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti zgjidhet anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë
6 qershor 2012Prorektori i UEJL-së Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti zgjidhet anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë
-
Prorektori Blerim Reka priti nje delegacion të Institutit për Probleme Botërore
6 qershor 2012Prorektori Blerim Reka priti nje delegacion të Institutit për Probleme Botërore
-
Ministrja e shkencës dhe arsimit e Polonisë, Barbara Kudrycka e vizitoi UEJL-në
23 maj 2012Një delegacion i Ministrisë së Shkencës dhe Arsimit të Lartë të Polonisë, i udhëhequr nga ministrja, Prof. Dr. Barbara Kudrycka e ka vizituar të martën (22 maj 2012), Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.
-
Rektori Dika ngushëllon kryeministrin Berisha për tragjedinë studentore
22 maj 2012Rektori Dika ngushëllon kryeministrin Berisha për tragjedinë studentore
-
U mbajt konferenca për arsimin joformal
22 maj 2012Në organizim të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë dhe Qendrës për Arsim Joformal “Triagolnik”, të hënën ( 21 maj 2012), u mbajt konferenca donatore për arsimin joformal, përkatësisht për studimet e reja deridiplomike dhe pasdiplomike për Lidership dhe Punën Rinore në Bashkësi.
-
U promovuan bursat ndërkombëtare
17 maj 2012Universiteti i Evropës Juglindore ishte nikoqir i aktivitetit, i cili u mbajt të mërkurën ( 16 maj 2012), për promovimin e bursave ndërkombëtare për studentët dhe prezantimin e mundësive për këmbim akademik nëpërmjet programit JFDP.
-
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi mbajti ligjëratë për integrimet evropiane të rajonit
17 maj 2012“Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE”, ishte tema, te cilën të mërkurën (16 maj 2012) e ligjëroi para studentëve dhe stafit të UEJL-së, zëvendës kryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi.
-
Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni Arben Çejku mbajti ligjëratë për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë
15 maj 2012Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku, para studentëve dhe stafit të UEJL-së, të martën ( 15maj 2012), mbajti ligjëratë me temë: “100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë”.
-
Drejtori i drejtorisë franceze për Evropën Qendrore, z Erik Furnie vizitoi UEJL-në
9 maj 2012Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë,sot (8 maj 2012), qëndroi z. Erik Furnie, drejtor i Drejtorisë për Evropën Qendrore në Ministrinë e Jashtme të Francës i shoqëruar nga ambasadori i Francës në Shkup, Zhan Klod Shlumberzhe.