Lajmet e fundit
-
Universiteti i Evropës Juglindore dhe Ministria e Mbrojtjes nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi
24 qershor 2013Marrëveshja u nënshkrua të enjten (20 qershor 2013), nga rektori i UEJL-së Zamir Dika dhe ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferri.
-
U promovua programi i ri Menaxhimi i Shëndetësisë dhe Shëndeti Publik
20 qershor 2013Nëpërmjet tribunë shkencore me temë “Menaxhimi shëndetësor – sfidat dhe perspektivat”, Instituti i Mjedisit Jetësor dhe Shëndetit dhe Universiteti i Evropës Juglindore, të mërkurën (19.06.2013), e kanë promovuar programin e ri Menaxhimi i Shëndetësisë dhe Shëndeti Publik. Programi do të ofrohet në vitin e ri akademik në ciklin e dytë të studimeve (master).
-
U mbajt tryezë e rrumbullakët për Marrëveshjen e Ohrit
18 qershor 2013U mbajt tryezë e rrumbullakët për Marrëveshjen e Ohrit
-
Takim me ALUMN-in e Kosovës
14 qershor 2013Është ndjenjë shumë e mirë të dish se dikush kujdeset për ne edhe pasi kemi diplomuar. U takuam sot dhe shkëmbyem përvojën tonë. Është mirë që takohemi për të vazhduar lidhjen tonë me Universitetin. Këto ishin disa nga komentet e të diplomuarve të UEJL-së, nga Kosova, në takimin e dytë, që u mbajt të enjten (13 qershor 2013) në Prishtinë.
-
Një delegacion i Këshillit Turk të Arsimit të Lartë (YOK) vizitoi UEJL-në
11 qershor 2013Një delegacion i Këshillit Turk të Arsimit të Lartë (YOK) vizitoi UEJL-në
-
U mbajt ceremonia e promovimit të absolventëve – gjenerata e nëntë
11 qershor 2013Të shtunën (8 qershor 2013), në qytezën e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë (UEJL), në Tetovë, në një atmosferë festive, një numër i madh i prindërve, studentëve dhe mysafirëve të shumtë, patën mundësinë të shijojnë një mënyrë unike të promovimit të absolventëve të gjeneratës së nëntë.
-
Ambasadori i SHBA-ve vizitoi UEJL-në
7 qershor 2013Ambasadori i SHBA-ve vizitoi UEJL-në
-
Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet UEJL-së dhe OEMVP për studimet e integruara me praktikën
6 qershor 2013Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, të mërkurën(5.06.2013) nënshkruan Marrëveshje bashkëpunimi në jetësimin e studimeve të integruara me praktikën. Marrëveshja u nënshkrua edhe nga kompanitë partnere Dauti Komerc, Alma-M, Vezë Sharri, ND Ballkan, Western Union dhe DataProgNet (Gjilan), të cilat do tu ofrojnë bursa studentëve, që do të regjistrohen në studimet e integruara me praktikën.
-
Fakulteti Juridik i UEJL-së kontribuues në botimin e World Justice Project - Sundimi i Ligjit Indeksi 2012-13
4 qershor 2013Fakulteti Juridik i UEJL-së kontribuues më i madh nga universitet në Maqedoni në botimin e World Justice Project - Sundimi i Ligjit Indeksi 2012-13
-
Filloi shkolla verore për trendet e ardhshme të shkencave kompjuterike
29 maj 2013Filloi shkolla verore për trendet e ardhshme të shkencave kompjuterike
-
Ligjëratë e komisionarit të lartë të OSBE-së Knut Volebek për integrimin e shoqërive të ndryshme
27 maj 2013Komisionari i Lartë i OSBE-së, Knut Volebek (Knut Vollebaek), të enjten (23 maj 2013), në Universitetin e Evropës Juglindore, në Tetovë, para studentëve dhe stafit mbajti ligjëratë me temë: Integrimi i shoqërive të ndryshme: përgjegjësi e shtetit?
-
Trajnim për përkrahjen e punësimit të të rinjve
27 maj 2013Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me Universitetin e Evropës Juglindore dhe sektorin e biznesit në periudhën 27-30 maj 2013, në hapësirat e UEJL-Shkup, do të realizojë projektin e titulluar “Trajnimi për përkrahjen e punësimit të të rinjve”.
-
Studentë gjerman vizituan UEJL-në
23 maj 2013Një grup studentësh të Universitetit të Regensburgut dhe Universitetit të Munihut, nga Gjermania, të martën (21 maj 2013), qëndruan për vizitë në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.
-
Përfaqësues të Japan Development Service vizituan UEJL-në
23 maj 2013Të mërkurën (22 maj 2013), në Universitetin e Evropës Juglindore, qëndroi për vizitë Kunihiro Konishin, drejtor i Public Privat Partnership Support në Japan Development Service (JDS) www.jds21.com.
-
Rektori Prof. Dr. Zamir Dika takoi përfaqësuesit e kompanisë Xhonson Kontrolls
23 maj 2013Rektori Prof. Dr. Zamir Dika realizoi takim me përfaqësuesit e kompanisë Xhonson Kontrolls
-
UEJL ndihmon Shoqatën e Personave të Verbër të Tetovës
23 maj 2013UEJL ndihmon Shoqatën e Personave të Verbër të Tetovës
-
Në UEJL u mbajt shfaqe ndërkulturore me titull “Mësimdhënie rreth diversitetit kulturor”
20 maj 2013Shfaqja u organizua në bashkëpunim me Qendrën pёr ndërveprim kulturor dhe dialog si pjesë e propozim projektit “Shpërblim për mёsimdhёnie dhe të nxënit 2012-13”.
-
U HAP SOLEMNISHT PARKU TEKNOLOGJIK
16 maj 2013Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, të mërkurën (15 maj 2013), në praninë e ministrave të ekonomisë dhe arsimit të Maqedonisë, kryetares së Tetovës dhe përfaqësuesve të disa ambasadave të akredituara në Maqedoni u bë hapja solemne e Parkut Teknologjik.
-
Studentët e Fakultetit Juridik të UEJL-së në vizitë studimore në Spanjë
16 maj 2013Studentët e Fakultetit Juridik të UEJL-së nën udhëheqjen e dekanit, Prof. Dr. Ismail Zejneli, prodekanit Doc. Dr. Jeton Shasivari si dhe profesorëve: Prof. Dr. Asllan Bilalli dhe prof. dr. Adnan Jashari, realizuan vizitën studimore në Spanjë, me ç'rast vizituan Senatin e Kortesit spanjoll në Madrid, ku u njoftuan për së afërmi mbi historikun, organizimin, përbërjen, funksionet dhe procedurat ligjvënëse parlamentare.
-
Nënshkruhet Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Evropës Juglindore dhe kompanisë Ecolog
15 maj 2013Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) dhe Kompania Ecolog, të martën (14 maj 2013) kanë nënshkruar Marrëveshje bashkëpunimi, ku theksohet bashkëpunimi, objektivat, vizioni dhe partneriteti ndërmjet të dy palëve. Kjo Marrëveshje në veçanti e thekson partneritetin ndërmjet UEJL-së dhe kompanisë Ecolog dhe bashkimin e forcave të tyre në zhvillimin dhe realizimin e programit të ciklit të dytë Menaxhimi me Projektet i përshtatur për të ndjekur trendet e industrisë/tregut të punës dhe kujdeset jo vetëm për nevojat kompanisë Ecolog, por edhe punëdhënësit tjerë vendor dhe ndërkombëtarë që veprojnë në kontekst ndërkombëtar dhe global.