Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Filloi shkolla verore për trendet e ardhshme të shkencave kompjuterike

Filloi shkolla verore për trendet e ardhshme të shkencave kompjuterike

Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, nga 28-31 maj 2013,mbahet shkolla verore për trendet e ardhshme të shkencave kompjuterike.

Profesorë nga Maqedonia, Shqipëria, Austria, Gjermania, Hong Kongu, Malajzia dhe Turqia do të takohen për të këmbyer idetë në forumin e njohur të shkencave kompjuterike.

“Profesorë me renome botërore treguan përvojën e tyre dhe të arriturat më të fundit dhe ardhmërinë e shkencave kompjuterike. Gjatë sesioneve u shkëmbyen ide dhe u dhanë sugjerime për trendet e fundit, duke bërë krahasime edhe me përvojën e profesorëve tanë”, tha rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika, i cili udhëhoqi me njërin nga sesionet kryesore të shkollës verore.

Profesori nga Universiteti i Kielit, Klaus Tochtermann, tha se është i befasuar nga UEJL dhe rëndësinë që ky universitet i jep shkencës.

Shkolla verore organizohet nga Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë dhe Qendra Informative Ekonomike e ZBW-Lajbnic.

Google+