Studentët që ndjekin lёndёt:Studime Kulturore, Shkathtësi Komunikimi dhe Komunikim Ndёrpersonal të ligjëruara nga profesorët Dr. Linda Ziberi dhe Mr. Biljana Sazdanovska nga Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit, i prezantuan posterat e tyre final rreth kulturës së tyre lokale. Nё eveniment u prezantuan tё folmet, traditat, veshjet dhe ushqimet e ndryshme në rajon si dhe artefakte të tjera, të cilat studentët i sollën nga kulturat e tyre lokale. Ata gjithashtu prezantuan për stilet e ndryshme të komunikimit verbal dhe jo verbal tё komuniteteve nё rajon si dhe lëshuan muzikë nё gjuhët e ndryshme tё folura nё rajon.
Kjo shfaqe shënoi fillimin e aktiviteteve kulturore që do të organizohen në mbarë botën për hire të 21 Majit - Ditës për diversitetit kulturor për dialog dhe zhvillim, e shpallur Organizata e Kombeve të Bashkuara.
