Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Fakulteti Juridik i UEJL-së kontribuues në botimin e World Justice Project - Sundimi i Ligjit Indeksi 2012-13

Fakulteti Juridik i UEJL-së kontribuues më i madh nga universitet në Maqedoni në botimin e World Justice Project - Sundimi i Ligjit Indeksi 2012-13

Fakulteti Juridik i UEJL-së ka dhënë kontributin më të madh nga universitet tjera në Republikën e Maqedonisë, në botimin e fundit të projektit World Justice Project Rule of Law Index 2012-13, Uashington DC. Projekti, pjesërisht është financuar nga Fondacioni Bill dhe Melinda Gates.

Adnan Jashari, Besa Arifi, Sami Mehmeti dhe Denis Farington (Dennis Farrington) kanë dhënë kontributin e tyre në instrumentin e vlerësimit sasior, të dizajnuar nga projekti World Justice për të ofruar një pasqyrë gjithëpërfshirëse deri në një shkallë të caktuar të 97 shteteve, në drejtim të sundimit të ligjit, jo në teori, por në praktikë. Bazuar në kontributet e tyre dhe të akademikëve të tjerë e juristëve nga Maqedonia, për Indeksin e sundimit të ligjit është përpiluar një raport përgjithësisht i favorshëm për vendin, duke tërhequr vëmendjen në disa çështje shqetësuese si: vonesat në drejtësinë civile, kufizimet mbi lirinë e shtypit dhe diskriminimi ndaj grupeve të margjinalizuara.

“Përfshirja e Fakultetit Juridik në këtë projekt mjaft të rëndësishëm ndërkombëtarë paraqet një nxitje për studentët aktual dhe ato potencial dhe tregon gatishmërinë e stafit akademik për t’u kyçur në projekte që kanë vlerë të madhe për vendin”, thotë Prof. Dr. Denis Farington, president i Bordit të UEJL-së. Një kopje e këtij raporti i është dërguar kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski.

Google+