Takimin e shpalli të hapur rektori i UEJL-së, Prof. Dr Zamir Dika, i cili tha se "Në periudhën aktuale jemi fokusuar në bashkërenditjen e hulumtimit aplikativ me iniciativa në rritje të ndërmarrësisë, për të ndihmuar zhvillimin ekonomik dhe teknologjik të rajonit, t’u ndihmojmë kompanive dhe shoqërisë në përgjithësi – këtu ku ne jetojmë.”
Rektori Prof. Dr. Zamir Dika, matej tha se “Universiteti i juaj po shndërrohet në universitet të shërbimeve të personalizuara, me aplikacione të sistemeve informative për menaxhim të mësimit për dhënien e shërbimeve adekuate në Ueb,si dhe për vendimmarrje të efektshme"
Ish të diplomuarit i përshëndeti edhe prorektori për çështje akademike, Prof. Dr. Endrju Godspid, i cili u shpreh i kënaqur me interesin e treguar. Ai tha se takimet e këtilla i bashkojnë studentët si dhe ndihmojnë në shkëmbimin e përvojës.
Në këtë takim mori pjesë dekani i Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë, Prof. Dr. Nexhbi Vejseli dhe dekani i Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, Prof. Dr. Betim Çiço.
“Të diplomuarit janë degët e Universitetit dhe ne e dimë se këto degë kanë edhe frutat, që janë angazhimet tuaja në kompanitë dhe institucionet më të njohura në Kosovë”, tha dekani Betim Çiço.
Takimi me ish-studentët e UEJL-së nga Kosova është shndërruar në takim tradicional, kurse së shpejti pritet të krijohet edhe një asociacion, i cili do të bashkojë t gjithë të diplomuarit e UEJL-së nga Kosova.