Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Studentë gjerman vizituan UEJL-në

Një grup studentësh të Universitetit të Regensburgut dhe Universitetit të Munihut, nga Gjermania, të martën (21 maj 2013), qëndruan për vizitë në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Studentët kryesisht ishin nga lëmia e studimeve të Evropës Juglindore në ciklin e parë dhe të dytë (deridiplomike dhe pasdiplomike) dhe kjo për ta ishte një përvojë e duhur për plotësimin e njohurive të studimeve të kësaj pjese të rajonit.

Studentët gjerman i priti prorektori për hulumtim, Prof. Dr. Blerim Reka, i cili shpjegoi për historikun e Universitetit tonë, duke vënë theksin në programet studimore, zhvillimet e deritashme dhe planet për të ardhmen. Prorektori Reka, po ashtu i njoftoi mysafirët për gjendjen aktuale të arsimit të lartë në Maqedoni dhe për mundësin e këmbimit të ideve në këtë drejtim.

Studentët, po ashtu bënë një shëtitje në kampusin e Universitetit, ku u njohën me organizimin, strukturën dhe mënyrën e zhvillimit të mësimit.

Google+