Lajmet e fundit
-
Universiteti i Evropës Juglindore mbajti “Ditën e Hapur”
16 prill 2013Maturantët , prindërit, profesorët nga shkollat e mesme dhe të gjithë të interesuarit të tjerë, të shtunën (13 prill 2013), në kudër të manifestimit “Dita e Hapur” patën mundësi që të njihen me programet studimore që i ofron Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) për vitin e ri akademik 2013/2014 dhe me tërë infrastrukturën përcjellëse që e posedon universiteti për studime të standardizuara ndërkombëtare.
-
Intensifikohet bashkëpunimi me Universitetin Linnaeus në Växjö, Suedi
16 prill 2013Delegacioni i Universitetit të Evropës Juglindore i udhëhequr nga Rektori Prof.Dr. Zamir Dika, Dekani i Fakultetit të SHTB-së Prof. Betim Çiço dhe Prodekani i Fakultetit të SHTB-së Adrian Besimi në periudhën 8-10 prill kryen një vizitë të suksesshme në Universitetin Linnaeus në Växjö, Suedi, duke realizuar një seri takimesh frytdhënëse me përfaqësuesit më të lartë të këtij universiteti.
-
Prodekani i Fakultetit Juridik mori pjesë në mbrojtjen e projekt detyrave të maturantëve të Gjimnazit të Tetovës
10 prill 2013Prodekani i Fakultetit Juridik mori pjesë në mbrojtjen e projekt detyrave të maturantëve të Gjimnazit të Tetovës
-
Takim me studentët romë me rastin e Ditës së romëve
10 prill 2013Takim me studentët romë me rastin e Ditës së romëve
-
Me sukses përfundoi trajnimi treditor për zgjidhjen e konflikteve dhe harmoninë sociale
1 prill 2013Instituti për të drejtat e njeriut nga Universiteti i Kolumbisë në Nju Jork dhe Instituti “Maks van der Shtul” nga Universiteti i Evropës Juglindore nga 26-28 mars kanë realizuar trajnimin e mësimdhënësve nga universitetet e Ballkanit Perëndimor për bartjen e kurrikulës në kuadër të programit “Zgjidhja e konflikteve dhe harmonia sociale”.
-
Në UEJL mbahet trajnim për zgjidhjen e konflikteve dhe harmoninë sociale në Ballkanin Perëndimor
25 mars 2013Nga 26-28 mars 2013, në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ekspertë nga Universiteti i Kolumbisë në Nju Jork, do t’i trajnojnë mësimdhënësit e universiteteve të Ballkanit Perëndimor (Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë), që në kuadër të planprogrameve për Programin “Zgjidhja e konflikteve dhe harmonia sociale”, të jenë të gatshëm ta ligjërojnë këtë lëndë në universitetet e tyre.
-
Presidenti i Bordit të UEJL-së, Denis Farington vizitoi Moldavinë për reformat në arsim
23 mars 2013Presidenti i Bordit të UEJL-së, Prof. Dr. Denis Farington, në cilësinë e ekspertit ka realizuar një takim me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit të Moldavisë.
-
Ekipi i futsallit i UEJL-së mori pjesë në turneun ndërkombëtar në Kosovë
14 mars 2013Nën patronatin e Qeverisë se R. Kosovës dhe në organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës, me datën 03, 04 dhe 05 mars 2013, u mbajt turneu ndërkombëtar në futsall "Kupa e Adem Jasharit", në të cilën morën pjese Reprezentacioni i Kosovës, nënkampioni i Republikës Çeke "Benago", ekipi nga Kroacia “Porto” dhe ekipi i futsallit të UEJL-së “SEE University”.
-
Qendra e Gjuhëve i mirëpriti dhe i shpërbleu fituesit e konkursit kombëtar për shkrim të eseve nga gjuha angleze
12 mars 2013Me datë 8 mars, Qendra e Gjuhëve ishte nikoqir i fituesve të konkursit kombëtar për shkrim të eseve në gjuhën angleze, të cilët arritën së bashku me prindërit dhe mësimdhënësit e gjuhës angleze. Kjo garë u organizua në bashkëpunim me Korpusin e Paqes dhe Shoqatën e profesorëve të gjuhës angleze në Maqedoni (ELTAM).
-
Qendra e karrierës në UEJL organizoi trajnime në nëntë shkolla të mesme në Tetovë dhe Gostivar
11 mars 2013Qendra e karrierës në Universitetin e Evropës Juglindore Tetovë organizoi trajnime për shkrim të CV dhe Teknikave të intervistës me nxënësit e shkollave të mesme në Tetovë dhe Gostivar.
-
Në UEJL u shënua 7 Marsi-Dita e Mësuesit
8 mars 2013Në Universitetin e Evropës Juglindore, në organizim të Katedrës së Gjuhës Shqipe të Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit, të enjten (7 mars 2013), u mbajt manifestim me rastin e shënimit të 7 Marsit – Ditës së mësuesit dhe Shkollës së parë shqipe.
-
Seminar: SHBA nga perspektiva e Evropën Juglindore
8 mars 2013Më 28 shkurt, Asociacioni amerikan i studimeve në Evropën Juglindore organizoi një seminar me titull "SHBA nga perspektiva e Evropës Juglindore ".
-
Memorandum për bashkëpunim mes Universitetit të Evropës Juglindore dhe Institutit të Shëndetit Publik i Maqedonisë
7 mars 2013Instituti për Shëndet Publik i Maqedonisë dhe Universiteti i Evropës Juglindore nga Tetova të mërkurën (6 mars 2013), në rektoratin e Universitetit nënshkruan memorandum për bashkëpunim për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella në kryerjen e arsimit të lartë, veprimtarinë shkencore-hulumtuese dhe shëndetësore dhe për rregullimin e marrëdhënies së punës të mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve.
-
UEJL-ja doli fituese e edicionit të VI-të në Garat Universitare në Skijim
5 mars 2013Vendi i dytë i takoi USHT-së, dhe i treti Universitetit Shën Kirili e Metodi. Në garat individuale për meshkuj fitues dolën Gentian Kurtishi para Besar Iljazit dhe Martin Martinovski. Në kategorinë e femrave fituese dolën Ivana Ivçevska para Ivana Ivanovskës dhe Ardiana Bajramit.
-
Këshilli i komunës së Sarajit liron nga komunalet ndërtimin e objektit të Universitetit të Evropës Juglindore
28 shkurt 2013Zgjerimi i kampusit universitar në Shkup, që u bë në shtator 2008, me rekrutimin e studentëve sipas pritjeve tona dha rezultatet e duhura si në programet e ciklit të parë, ashtu edhe në ato të ciklit të dytë. Kjo, para së gjithash për shkak të larmisë së programeve studimore në gjuhën shqipe dhe maqedonase, por edhe programeve studimore në gjuhën angleze, të cilat u dizajnuan nga ekspertë ndërkombëtarë në varësi të kërkesave të tregut.
-
Studentët e komunikimit ndërkombëtar mësojnë nga përvojat e ambasadores amerikane Constance A. Morella
27 shkurt 2013Ambasadorja e mirënjohur dhe ish-kongresistja amerikane Constance A. Morella qëndroi të martën (26 shkurt 2013) në kampusin e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë. Me këtë rast ajo mbajti një ligjëratë para studentëve të komunikimit ndërkombëtar të Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit të UEJL-së.
-
Në UEJL qëndroi deputeti i Parlamentit te Turqise, Lutfi Turkan
26 shkurt 2013Deputeti turk vizitën e tij e realizoi të martën (26.02.2013), ku Realizoi takime me menaxhmentin e Universitetit.
-
U ndanë certifikata për ndërmarrësi dhe zhvillim ekonomik lokal për 22 administratorë nga Komuna e Tetovës dhe Gostivarit
21 shkurt 2013Nëpërmjet programit për trajnim në Ndërmarrësi dhe zhvillim ekonomik lokal, 22 përfaqësues të administratës komunale të Komunës së Tetovës dhe Gostivarit u pajisën me certifikata për realizimin me sukses të trajnimit.
-
Prezantimi i programeve studimore të integruara me praktikën para anëtareve të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore
19 shkurt 2013Të hënën (18 shkurt 2013), në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) u realizua një takim i përbashkët i delegacionit të UEJL-së, i kryesuar nga rektori Prof . Dr. Zamir Dika dhe përfaqësues të kompanive anëtare të OEMVP-së (këshilli drejtues dhe këshilli kontrollues).
-
Rektori i UEJL, Prof. dr. Zamir Dika u prit nga rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof. dr. Ibrahim Gashi
18 shkurt 2013Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), në Tetovë, Prof. dr. Zamir Dika, i shoqëruar nga prorektori, Prof. dr. Blerim Reka dhe këshilltari i tij, Mr. Demush Bajrami, u prit në një takim të ngrohtë në Prishtinë nga homologu i tij i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prof. dr. Ibrahim Gashi i shoqëruar nga prorektorja e këtij universiteti, Prof. dr. Lindita Tahiri.