Në bazë të analizave të bëra, Ekipi Ekzekutiv i Rektorit ka vlerësuar se afati i parë i regjistrimit të studentëve në vitin e parë, në fakultetet e Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), për vitin akademik 2013/2014, ka patur sukses të plotë, pasi janë përmbushur parashikimet për ciklin e parë të studimeve dhe ne disa drejtime edhe janë tejkaluar ato, e të cilët i përmbushin kriteret e përcaktuara për regjistrim dhe që kanë fituar statusin e studentit në këtë universitet. Në ciklin e dytë dhe të tretë është evidentuar rritje prej 50% e aplikacioneve deri ne momentin aktual, qe përbën një indikator inkurajues.
“Aplikimet për studime në UEJL, në afatin e parë, kane dhënë rezultatet e pritura dhe po kështu presim një interesim të theksuar edhe në afatin e dytë, i cili tashmë është shpallur. Gjithashtu, me rëndësi është fakti se gjeneratat e reja gjithnjë e më shumë po arrijnë ta identifikojnë UEJL-në si universitetin e së ardhmes, ndërsa tregu i punës qartë po bën dallimin mes diplomave dhe dijeve dhe kompetencave të matshme, ku universiteti ynë tanimë po dëshmohet për standarde të barasvlershme me ato më të avancuarat ndërkombëtarisht”, ka theksuar rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika.
Që tani mund të thuhet se janë konstituuar pjesa më e madhe e grupeve studimore, të cilët do të mund të funksionojnë në numër të mjaftueshëm në gjuhën shqipe, maqedonase dhe në gjuhen angleze, në programet studimore për të cilat kanë shprehur interesim për të studiuar studentët në Universitetin e Evropës Juglindore, në Tetovë dhe Shkup.
Afati i parë kaloi me sukses, vazhdon afati i dytë i pranimit të studentëve në UEJL
6 shtator 2013Afati i parë kaloi me sukses, vazhdon afati i dytë i pranimit të studentëve në UEJL
Më shumë lajme
- NJOFTIM
- Universiteti i Europës Juglindore shënon përfundimin me sukses të projektit Erasmus+ në Simpoziumin Ndërkombëtar në Ankara
- Shkolla Verore "Common Sense Economics" po zhvillohet me sukses në kampusin e UEJL-së, Tetovë
- Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së
- Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht
- UEJL mirëpret themelimin e Shoqatës së Mësimdhënësve dhe Profesorëve të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics