Në kuadër të programit për zhvillimin dhe trajnimin e stafit, prej 19 deri 22 gusht të punësuarit e Universitetit të Evropës Juglindore kanë qëndruar në Strugë, ku janë zhvilluar trajnime të sferave të ndryshme. Trajnues kanë qenë ekspertë të njohur nga vendi dhe jashtë.
Në prezantimin e tij, rektori i UEJL-së,Prof. Dr. Zamir Dika, theksoi rëndësinë e cilësisë dhe nevojën e stafit të përgatitur, I cili do të ec në hap me zhvillimet teknologjike globale. Universiteti ynë është i vetmi në rajon që në mësimdhënie dhe në përgjithësi në funksionimin e tij si institucion i lartë arsimor e vendos theksin në trajnimin dhe zhvillimin e stafit akademik dhe administrativë në harmoni me zhvillimet e fundit teknologjike dhe të komunikimit.
Në trajnim kishte edhe ekspertë ndërkombëtarë. "Profili bashkëkohor i profesorit universitar", ishte tema e trajnimit, të cilin e mbajti drejtori i Bibliotekës Kombëtare Gjermane të Ekonomisë dhe profesor në Universitetin e Kielit, Klaus Tocherman.
Në kuadër të trajnimit për administratën u zhvilluan disa punëtori për protokollin, praktikat e mira të bazuara në parimet etike komunikimin e brendshëm dhe Menaxhimin efikas të detyrave, puna fleksibile dhe zgjidhja e problemeve
Në kuadër të trajnimit për stafin akademik u trajtuan tema, si: Vlerësimi i vazhdueshëm, metodologjitë dhe monitorimi –nga perspektiva akademike dhe e studentëve, Vlerësimi i aktivitetit të nxënies – diskutime për metodologjitë dhe aplikim i rezultateve nga të nxënit,Vlerësimi i aktivitetit të nxënies – diskutime për metodologjitë dhe aplikim i rezultateve nga të nxënit (LO), Efektiviteti i procedurave të universitetit në lidhje me çështjet akademike studentore, etj.
Kjo, është hera e tretë, që i gjithë stafi I Universitetit të Evropës Juglindore organizon trajnime të përbashkëta jashtë kampusit të universitetit.
