Bëhet fjalë për "Memorandumin për mirëkuptim për vendosjen e bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik mes Komunës së Tetovës dhe Universitetit të Evropës Juglindore" dhe "Marrëveshjen për bashkëpunim të Komunës së Tetovës dhe Institutit për ambient jetësor dhe shëndet të UEJL-së" me qëllim të realizimit të projektit “ Plani aksionar klimatik për qytetin e Tetovës".
“Ne do t’i bashkërendojmë aktivitetet tona, me qëllim që të përkrahim iniciativa dhe projekte në të mirë të komunës dhe gjithë qytetarëve dhe Universitetit tonë. Ne me këtë akt shprehim gadishmërinë tonë për të ofruar ekspertizën që kemi si Universitet I Evropës juglindore”, tha rektori Dika. Gjithashtu, sipas tijme këtë rast nënshkruam njuë marrëveshje konkrete
“Me anë të këtyre marrëveshjeve e formalizojmë bashkëpunimin tonë dhe këtu e kemi gjetur përkrahjen e rektorit për të gjitha projektet tona me interes për qytetarët e komunës tonë”, tha kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
Realizmi i marrëveshjes është planifikuar të bëhet në disa faza, ku UEJL do të ketë rolin kyq në ofrimin e ekspertizës, në veçanti në përpilimin e planit aksionar klimatik për Tetovën, që parasheh zvogëlimin e emetimit të gazrave ndotës dhe shndërrimin e Tetovë në një qytet me mjedis të pastër jetësor.