COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Аmbasadori i SHBA-ve për UEJL-në

"...studentët e zgjuar dhe entuziast në universitetet si Universiteti i Evropës Juglindore..."

Në vazhdim, po ua paraqesim një pjesë që e shkëputëm nga fjalimi i ambasadorit të SHBA-ve, Pol D. Volers, me rastin e independencës së shtetit amerikan - 4 Korrikut, në pritjen e organizuar në Ambasadë, mbrëmjen e 3 korrikut 2013, ku Universiteti i Evropës Juglindore përmendet si universiteti me cilësi të theksuar.

Ambasadori Pol D. Volers: “Çfarë pasurie paraqesin njerëzit e këtij vendi; pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për bujqit e zellshëm të Pollogut dhe Pellagonisë, inxhinierët softuerik brilant në Shkup, apo studentët e zgjuar edhe entuziast në universitetet si Universiteti i Evropës Juglindore ose Universiteti Shën Kirili dhe Metodiu, unë gjithmonë jam thellësisht i impresionuar nga energjia, fuqia dhe kreativiteti i qytetarëve të Maqedonisë.”

Sukses i madh për ne, prandaj e parafrazuam, kurse fjalimin integral mund ta lexoni në linkun: http://macedonia.usembassy.gov/speeches2013/amb-sp07032013.html

Google+