“Sot jemi tubuar këtu për të kujtuar një kolegë, një njeri të afërt dhe para së gjithash një mik shumë të respektuar. Ishte punëtor shembullor, i dashur i admiruar dhe i respektuar në mesin e të gjithë kolegëve”, tha në fjalën e rastit rektori Prof. Dr. Zamir Dika.
Nevzat Bejtuli-Kica, i vllau tha se ka një dhimbje të madhe për vdekjen e Nurës, por është shumë krenar se ai ka patur kaq njerëz që e kanë respektuar dhe nderuar. Ai e falënderoi UEJL-në për përkrahjen e dhënë gjatë gjithë kohës e në veçanti në përballimin me sëmundjen e tij.
Në mbledhjen komemorative, kujtimet e tyre i evokuan edhe shumë kolegë dhe të afërt të Nurimanit.
