Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Zamir Dika, tha se jemi shumë të nderuar që në Universitetin tonë, po qëndron znj. Kolinda Grabar Kitaroviq.
“Edhe ne si Universitet sadopak jemi duke i kontribuuar idesë së euroatlantizmës nga ku edhe jemi të vetëdijshëm për zgjerimin e mbështetjes, me qëllim të përfshirjes sa më të shpejt të Maqedonisë në procesin e integrimit Euro-Atlantik”, nënvizoi mes tjerash, rektori Dika.
“Jam e kënaqur që sot e vizitoj Universitetin e Evropës Juglindore dhe takoj studentët, të cilët në të ardhmen do ta ndihmojnë vendin e tyre në kapërcimin e sfidave në rrugën drejt prosperitetit ekonomik dhe progresit social“, tha para studentëve dhe stafit zonja Kolinda Grabar Kitaroviq, për të theksuar mëtej se “në Ballkanin Perëndimor, integrimet euro-atlantike janë çelësi i stabilitetit dhe i demokratizimit të shoqërive.”
Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, tregoi për takimin që sot ka patur me zonjën Grabar, duke potencuar gatishmërinë e Maqedonisë në të gjitha aspektet për të qenë anëtare e plotë e NATO-s.
Këshilltari i rektorit, Demush Bajrami, citoi presidentin amerikan, Brak Obama, duke thënë se: “NATO është qendra e vërtetë e partneritetit të sigurisë dhe nuk ka asnjë institucion tjetër të ngjashëm me të në botë”.
Pas përfundimit të ligjëratës, studentët dhe stafi i Universitetit i bënë pyetje ndihmëses sësekretarit të përgjithshëm të NATO-s për diplomaci publikelidhur me temën dhe në përgjithësi për perspektivën euro-atlantike të rajonit.