COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Rektori Dika në Konferencën ndërkombëtare për ekonominë e arsimit në Kosovë

Rektori Dika në Konferencën ndërkombëtare për ekonominë e arsimit në Kosovë

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Zamir Dika me ftesë të organizatorëve mori pjesë në Konferencën ndërkombëtare për ekonominë e arsimit në Kosovë: “Ecim tutje – arsimimi për zhvillim ekonomik”, që kishte tubuar më 17-18 shtator 2013, në Prishtinë, përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Maqedonisë dhe vendeve të tjera të rajonit, udhëheqës të institucioneve të arsimit publik e privat, përfaqësues të shoqërisë civile, ekspertë të arsimit nga vende të ndryshme të botës etj.

Në këtë konferencë dyditore të organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Shoqërinë gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ), u shpalosën pikëpamje të ndryshme për të ardhmen e arsimit dhe për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i Kosovës, Ramë Buja, tha se kjo konferencë është një ngjarje e veçantë dhe shumë e rëndësishme për sistemin e arsimit në Kosovë, sepse organizohet për herë të parë në rajon. Ndërsa, ambasadori gjerman në Prishtinë, Peter Blomeyer, theksoi se arsimimi cilësor është çështje kyçe për zhvillimin ekonomik dhe për rritjen ekonomike, ndërsa arsimimi i brezave të ardhshëm nënkupton investim.

Google+