“Dua të shpreh kënaqësinë e veçantë që sot takohem me kryetarin e komunës zotin Ragmi Mustafa, gjithmonë duke qenë mirënjohës se ai që nga themelimi I Universitetit tonë ka qenë përkrahës i themelimit të një Universitetit të një modeli të ri jo vetëm në Maqedoni, por edhe në rajon” ka theksuar rektori Dika. Sipas tij, takimi ishte një shenjë falënderimi për kontributin e kryetarit të Preshevës në përforcimin e këtyre marrëdhënieve.
Z. Ragmi Mustafa, shprehu kënaqësinë që takohet me rektorin Dika, duke theksuar faktin se në këtë Universitet studentët nga Presheva janë inkuadruar që nga themelimi.
“Gjatë takimit të sotëm patëm rastin të paraqesim edhe iniciativa të reja të bashkëpunimit të politikës shqiptare të Luginës së Preshevës dhe Universitetit të Evropës Juglindore”, tha kryetari Mustafa.
Kryetari Ragmi Mustafa në shenjë respekti dhe falënderimi rektorin Prof. Dr. Zamir Dika e dekoroi me simbolin e komunës së Preshevës.