COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Forcimi i bashkëpunimit në Evropën Juglindore

Në kuadër të angazhimit tonë të vazhdueshëm për të forcuar pozitën ndërkombëtare dhe bashkëpunimin me universitete të tjera, një ekip i Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore morri pjesë në punëtorinë e 13-të “Arsimimi i inxhinierisë softuerike dhe inxhinierisë reversive” (Software Engineering and Reverse Engineering Education).

Kjo punëtori është organizuar si pjesë e projektit “Software Engineering - Computer Science Education and Research Cooperation”, e mbështetur nga DAAD (Shërbimi i Shkëmbimit Akademik Gjerman), dhe e udhëhequr nga Prof. Dr. Klaus Bothe nga Universiteti i Humboldt-it në Gjermani. Projekti synon që së bashku të zhvillohet një lëndë e përbashkët e bazuar në ueb dhe në inxhinieri softuerike dhe ta zhvillojë bashkëpunimin në projektet hulumtuese.

Punëtoria ka tubuar rreth 60 pjesëmarrës nga universitete të ndryshme të Evropës Juglindore. Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore merr pjesë për herë të parë në këtë projekt. Përfaqësuesit tanë në këtë punëtori kanë prezantuar Universitetin e Evropës Juglindore me disa nga përvojat më të mira dhe zhvillimet e fundit.

Prof. Dr. Betim Çiço, Dekan i Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, prezantoi programin studimor "Informatika e Aplikuar për kompanitë e TI" në kontekstin e studimeve të integruara si një model i ri i studimit i cili lejon studentët të punojnë në një kompani dhe të fitojnë përvojë nga jeta reale, përderisa ata janë duke studiuar.

Dr. Adrian Besimi prezantoi projektin “Simply Visualizing Politics: voxPolitico”, duke u fokusuar veçanërisht në përvojën e përfshirjes së studentëve të ciklit të parë për të punuar në projekte reale.

Doc. Dr. Besnik Selimi prezantoi rezultatet dhe përvojën nga Parku Teknologjik si një institucion që bënë ndërlidhjen në mes akademisë, sektorit të biznesit dhe qeverisë, duke lehtësuar transferimin e teknologjisë dhe shkathtësive të biznesit.

Ky bashkëpunim mbështet angazhimin tonë të vazhdueshëm për të forcuar pozitën ndërkombëtare dhe të krijojmë mundësi të reja bashkëpunimi me universitetet e tjera.

Google+