Gjatë vizitës studentët patën një përvojë të rrallë për të parë gjithë procesin e prodhimit të kuadrove të drejtimit (dashboards) elektronikë për makinat, integrimin e komponentëve, testimin si dhe logjistikën e procesit të prodhimit. Studentët kishin një turne të organizuar nga shefi i prodhimit dhe menaxherët e prodhimit, ku i tërë procesi është shpjeguar në detaje. Studentët vazhdimisht kanë parashtruar pyetje, duke u përfshirë në diskutim në një atmosferë shumë miqësore dhe profesionale.
Kjo konsiderohet të jetë një mundësi shumë e mirë për studentët, nga pikëpamja e inxhinierëve të ardhshëm, si një hap i mëtejshëm drejt punës praktike dhe punësimit të mundur. Fakulteti SHTB do të vazhdojë të mbështesë aktivitetet e tilla në të ardhmen.