COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Promovohet libri “Në dekadën e dytë...” i akademik Abdylmenaf Bexhetit

“Në dekadën e dytë-trende dhe variacione të mendimit ekonomik shkencor” është titulli i librit më të ri të akademik Abdylmenaf Bexheti, i cili u promovua të premten (27 shtator 2013), në Universitetin e Evropës Juglindore.

“Kam nderin dhe kënaqësinë që në Universitetin tonë, po promovojmë edhe një libër, edhe një të arritur të kolegut dhe mikut tim akademik Abdylmenaf Bexheti”, tha në fjalën e tij rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika. Për librin folën akademik Alajdin Abazi, recensentët Prof. Dr. Arben Malaj, Prof. Dr. Stefan Qirici, dekani i Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë(UEJL), Prof. Dr. Nexhbi Veseli dhe presidenti i Këshillit Shqiptar për Marrëdhënie me Jashtë, Agim Nesho.

Akademik Abdylmenaf Bexheti, vuri në pah se ideja themelore është që ky libër t’u shërbejë jo vetëm ekspertëve të ekonomisë, por edhe studentëve të ardhshëm të studimeve të magjistraturës dhe doktoraturës, pasi këtu hapen shumë tema, të cilat duhet të verifikohen.

Google+