COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Filloi java orientuese për studentët e rinj

Në Universitetin e Evropës Juglindore, të hënën (16 shtator 2013), filloi “Java orientuese” për të gjithë studentët e regjistruar në vitin e ri akademik 2013/2014. Në ceremoninë solemne, studentëve mirëseardhje u dëshiroi rektori i Universiteti të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Zamir Dika.

“Ne, e dimë si t’ju bëjmë të veçantë. Prej jush kërkojmë që të bëheni studentë të mirë, të vyeshëm, të interesuar dhe kureshtar, të pyesni, të jepni vështrimet tuaja kritike dhe të jeni aktiv në mësim. Nëse bashkërisht dhe me përgjegjësi i luajmë rolet tona ashtu siç duhet, atëherë ju siguroj se prej këtij amfiteatri do të dalin liderë të mençur, menaxhues të suksesshëm të bizneseve, profesionistë të dalluar dhe mbi të gjitha qytetarë të denjë të Evropës së re të bazuar në dije. Dhe, e gjithë kjo e pasuruar me mundësi të ndryshme të jetës studentore, e cila është e organizuar në klube të ndryshme nga Parlamenti Studentor që së bashku përbëjnë sistemin që do ta ndryshojë jetën tuaj. Njëkohësisht, do të jemi miqtë tuaj, kolegët tuaj, por edhe prindërit tuaj. Do të kërkojmë prezencën e detyruar në mësim, por edhe fleksibilitet dhe udhëzime maksimale gjatë mësimit tuaj individual.”, tha mes tjerash rektori Prof. Dr. Zamir Dika.

Gjatë javës orientuese, këshilltari i rektorit, Demush Bajrami tha se studentët do të njihen me infrastrukturën e Universitetit, një mjedis ky tepër joshës dhe me kapacitete të mjaftueshme akademike që e bëjnë lider në Ballkanin Perëndimor. Ndërkaq, këshilltarja ekzekutive, Heather Henshaw i informoi studentët me programin e javës orientuese dhe shëtitjet në kampus dhe në qytetin e Tetovës.

Ata, po ashtu do të njihen me shërbimet kryesore të universitetit, si shërbimin studentor, shërbimin e teknologjive informatike, bibliotekën, shërbimin e karrierës dhe me fakultet, ku ata kanë zgjedhur të studiojnë.

Google+