Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Ueb rangimi i universiteteve: UEJL në mesin e më të mirëve në Maqedoni!

Universiteti i Evropës Juglindore në të gjitha rangimet e bëra del si universiteti më i suksesshëm në Maqedoni, menjëherë pas Universitetit të Shkupit.

Në botë ekzistojnë institucione te ndryshme të cilat bëjnë rangimin e universiteteve, duke u bazuar në kritere të ndryshme.

Në renditjen e fundit të universiteteve nga Universiteti i Shangait, UEJL është renditur i dyti në mesin e 17 universiteteve në Maqedoni. Renditja e universitete sipas Universitetit të Shangait, aktualisht është renditja më e besueshme në nivel ndërkombëtar.

Kohëve të fundit janë shtuar edhe portale të ndryshëm, apo organizata që bëjnë renditjen e universiteteve duke u bazuar në vizitueshmërinë e ueb faqeve të tyre. Dy janë organizatat më serioze, të cilat bëjnë renditjen e universitete sipas vizitueshmërisë së ueb-faqeve: Webmetrics dhe 4international Colleges and Universities (http://www.4icu.org/mk/). Këto organizata kanë ueb-faqet e tyre dhe kanë të publikuara listat e renditjes se universitete sipas vizitueshmërisë së uebfaqeve të tyre.

“Ka disa institute dhe institucione që zbatojnë metodologji të caktuara përmes të cilave bëjnë rangimin e universiteteve, përkatësisht të ueb-faqeve, duke u bazuar para së gjithash në vizitueshmërinë,

Google+