COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Kryetari i Bordit Prof. Dr. Denis Farington merr pjesë në konferencën akademike për qeverisjen dhe menaxhimin e brendshëm

“Vetë inovacion” ishte tema e konferencës akademike për qeverisje dhe menaxhim të brendshëm universitar, e cila u mbajt në Universitetin Sarland në Gjermani, nga 26-28 qershor 2013 e përkrahur nga qeveria gjermane dhe Fondacioni DAAD

Në konferencë morën pjesë përfaqësues nga 25 shtete të ndryshme të botës, ku u diskutuan shumë tema të lidhura me autonominë institucionale dhe rolin e fakulteteve dhe dekanëve në “Universitetet e së ardhmes”. UEJL ishte universiteti i vetëm i ftuar nga rajoni i përfaqësuar nga kryetari i Bordit, Prof. Dr. Denis Farington.

Në mesin e temave u diskutua edhe për menaxhimin, dizajnimin e planprogrameve, sigurimin e cilësisë, etj., të formave të reja të studimeve të integruara. Këto forma të studimit janë aktuale në Gjermani dhe së shpejti do të ofrohen edhe në UEJL. Pasi që këto programe janë pjesë e trendeve të përgjithshme ka një bashkëpunim më të ngushtë në mes universiteteve, industrisë dhe tregun. Këto mund të shfrytëzohen si raste studimi në hulumtimin e modeleve të së ardhmes në arsimin e lartë. Aktualisht këto programe janë shumë të suksesshme në sigurimin e punësimit të diplomuarve dhe sigurimin e benifiteve për partnerët në sektorin privat. Punimet e konferencës do të publikohen dhe do t’iu dërgohen palëve të interesuara ndërkombëtare .

Google+