Bëhet fjalë për një investim prej afër 600 000 eurosh, i cili planifikohet të përfundojë për një afat prej dy muaj për ndërtimin e një mjedisi urban dhe modern për arsimin e lartë në qytetin e Shkupit.
Në Ceremoni ishin të pranishëm dy kryetarët e komunave Qendër dhe Çair, Andrej Zhernovski dhe Izet Mexhiti, si dhe rpofesorë dhe studentë të UEJL.
“Kjo iniciativë sot bartë me vete dy simbolika, apo dy veçanti, që i ka universiteti ynë. Sot është 4 Korriku, Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një ndër themeluesit kryesor të këtij universiteti dhe përkrahësit të idesë së arsimit cilësor për integrimin e arsimit të lartë me nevojat e tregut, por njëkohësisht edhe duke përfaqësuar vendin ku hulumtimi shkencor dhe inovacioni bashkëjetojnë në simbiozë. UEJL është i vetëm ndër universitetet evropiane që ofron mësimdhënie shumëgjuhësore në një mjedis shumëkulturor. Kjo veçanti përbën një vlerë shtesë për studentët e universitetit tone, duke ndihmuar ata që të integrohen lehtësisht në vendet e punës, ku këto karakteristika janë mjaft të rëndësishme për biznesin dhe shoqërinë e sotshme në fshatin global”, tha Rektori i UEJL, Prof. dr. Zamir Dika.
