Ai ishte një nga themeluesit e Universitetit dhe ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm në përpjekjet e Maks van der Shtul (Max van der Stoel), për t’i bindur qeveritë dhe organizatat ndërkombëtare ta mbështesin projektin e themelimit të UEJL-së.
Donatorët ishin të bindur se Xhorxhi, si një ish zyrtar i lartë i arsimit në OECD, së bashku me ekspertë tjerë, lider të arsimit të lartë evropian Jan de Groof, Roberto Caneiro dhe Rolf Dubs, do ta siguronin qëndrueshmërinë akademike të propozimeve dhe kontrollimin e entuziazmit me realitetin.
Xhorxhi, ka qenë anëtar i lartë në misione të ndryshme të Këshillit të Evropës në kuadër të Programit të Reformës Legjislative të udhëhequr nga Piter Fisher-Apelt (Peter Fischer-Appelt), duke filluar në Bullgari në vitin 1992. Më pas unë u jam bashkuar në misionin e dytë në Shqipëri në vitin 1994. Peter, Xhorxh, unë dhe me një anëtar të Sekretariatit të Këshillit u takuam me një grup të vogël, por të përkushtuar dhe me burime njerëzore jo të mjaftueshme të Ministrisë për të reformuar arsimin e lartë shqiptar. Të punoj me njerëz me angazhim dhe ekspertizë të tillë, për mua nuk ishte vetëm një eksperiencë e re, por në veçanti Xhorxhi më frymëzoi të marrë pjesë aktive në Programin, i cili çoi në gjëra të mëdha.
Xhorxhi ishte një njeri i thjeshtë, i cili kurrë nuk kishte frikë të shpreh opinionet e tij, duke dëgjuar me kujdes të tjerët me të cilët ai mund të mos pajtohej. Pasi ne të dy u përfshimë në projektin “Shtul" shpesh udhëtonim së pari për në Shkup dhe më pas në Tetovë për diskutime mes nesh dhe me udhëheqësit qeveritarë dhe politik, duke përfshirë edhe rektorin tonë aktual. Në një rast, i tërë Fondacioni Ndërkombëtar dhe sekretariati i tij fluturoi nga Cyrihu nëpërmjet Zagrebit në Ohër me një aeroplan të vjetër (turbopropeler). Ka disa anekdota interesante për atë udhëtim, por ajo që unë kujtoj është se ishte Xhorxhi, i cili u ul para me pilotët, duke na dhënë komente gjatë udhëtimit në lidhje me afërsinë e majave të maleve, të cilat gati i preknim. Ishte kjo një dhuratë për fluturuesit e shqetësuar! Në një rast tjetër, që është pjesë e folklorit të UEJL-së, Xhorxhi, i cili kishte marrë përsipër zhvillimin e propozimeve për një fakultet të trajnimit të mësimdhënësve, më vonë Fakulteti i GJKK, kishte vënë përpara pikëpamjet e tij në mënyrë tipike të sigurt dhe në një moment u ngritën zërat. Në këtë moment kritik, një nga tubat fluoreshente të vjetër në një nga dhomat në selinë e vjetër në Tetovë shpërtheu. Dhe sigurisht, me mbështetje nga lart si kjo, Xhorxhi ja doli në pikëpamjet e tij.
Sot, UEJL i detyrohet shumë Xhorxh Papadopulosit. Ai ishte njeri shumë inteligjent, i arsimuar, i cili shpesh fliste për fëmijërinë e tij në Qipron e pandarë me dashuri të dukshme. Ai shërbeu në OECD për shumë vite. Puna e tij gjatë harmonizimit të sistemeve të arsimit të lartë të shteteve ish-komuniste dhe socialiste me trendet e reja është e pashembullt. Jam i sigurt se pa kontributin e tij, Universiteti i Evropës Juglindore nuk do të ishte aq i suksesshëm sa është sot. Neve na vjen keq për humbjen e tij, por festojmë për jetën e dhe angazhimin e tij.
Dennis Farrington
Kryetar i Bordit
Qershor 2013
