Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U promovua programi i ri Menaxhimi i Shëndetësisë dhe Shëndeti Publik

Nëpërmjet tribunë shkencore me temë “Menaxhimi shëndetësor – sfidat dhe perspektivat”, Instituti i Mjedisit Jetësor dhe Shëndetit dhe Universiteti i Evropës Juglindore, të mërkurën (19.06.2013), e kanë promovuar programin e ri Menaxhimi i Shëndetësisë dhe Shëndeti Publik. Programi do të ofrohet në vitin e ri akademik në ciklin e dytë të studimeve (master).

Në tribunë, morën pjesë drejtorë të instituteve të shëndetit publik, drejtorë të spitaleve dhe profesorë të njohur të kësaj fushe.

Rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika, i falënderoi të gjitha institucionet shëndetësore dhe profesorët, të cilët kanë ndihmuar në përpilimin e këtij programi.

“Duke i ndjekur trendet e reja, Universiteti ynë në të ardhmen do të prodhojë kuadro, të cilët do të gjejnë punë adekuate në institucionet shëndetësore”, tha rektori Dika.

Drejtori i Institutit të mjedisit jetësor dhe shëndeti publik prof. Dr. Murtezan ismaili, tha se programi i ri pritet të mbush boshllëkun e kuadrit në këtë fushë.

Programin e ri e përshëndeti edhe drejtori i Fondit shëndetësor të Maqedonisë, Xhemali Mehazi, i cili tha se iniciativa e UEJL-së do të këtë përkrahjen e këtij institucioni.

Ish-ministri i shëndetësisë, Azis Pollozhani, tha se ky program do të ndikoj në ngritjen e kuadrove të mirëfillta për menaxhim më institucionet shëndetësore.

Nëvitin e parë nëMenaxhimin shëndetësor, do të kenë mundësi të regjistrohen 20 studentë pasuniversitar.

Google+