COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Universiteti i Evropës Juglindore dhe Ministria e Mbrojtjes nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Marrëveshja u nënshkrua të enjten (20 qershor 2013), nga rektori i UEJL-së Zamir Dika dhe ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferri.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, studentët e UEJL-së do të mund që të aplikojnë në Ministrinë e Mbrojtjes për punën praktike në administratën e kësaj ministrie.

“Ky bashkëpunimi do t’u mundësojë studentëve të UEJL-së që të ndjekin pjesën e punës së tyre praktike nga fusha të ndryshme studimore në Ministrinë e Mbrojtjes dhe me këtë do t’u ndihmohet shumë atyre gjatë ecjes në karrierë në të ardhmen”, tha rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika.

“Kjo mënyrë e bashkëpunimit duhet të kontribuojë në thyerjen e tabuve tek qytetarët për atë se çka bën Ministria e Mbrojtjes, Armata dhe i gjithë sistemi i mbrojtjes në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi ministri i Mbrojtjes, Talat Xhaferi.

Google+