Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Ligjëratë e komisionarit të lartë të OSBE-së Knut Volebek për integrimin e shoqërive të ndryshme

Komisionari i Lartë i OSBE-së, Knut Volebek (Knut Vollebaek), të enjten (23 maj 2013), në Universitetin e Evropës Juglindore, në Tetovë, para studentëve dhe stafit mbajti ligjëratë me temë: Integrimi i shoqërive të ndryshme: përgjegjësi e shtetit?

Prorektori për çështje akademike, Prof. Dr. Endrju Godspid, bëri një prezantim të shkurtër të komisionarit Volebek. Ai tha se s punën që komisionari Volebek aktualisht e kryen është punë shumë e vështirë dhe me shumë përgjegjësi. Ai këtë e ka bërë me shumë mund dhe përkushtim. Ne jemi të nderuar, që sot e kemi ligjërues në Universitetin tonë.

Duke folur për temën e ligjëratës, komesioneri Knut Volebek, tha se “ashtu si edhe vendet tjera të anëtare të OSBE-së dhe më gjerë, vendi juaj është etnikisht i përzier. Shumëllojshmëria etnike është çështje faktike e jo përkufizim.” Ai theksoi se, integrimi i shoqërive të ndryshme është sfidë për të gjitha qeveritë. Unë e shohë integrimin si një proces e jo si një rezultat. Ashtu si ndryshojë rrethanat, ashtu duhet të ndryshojnë edhe politikat e miratuara. Institucionet e dijes janë të rëndësisë së veçantë në linjë të themelimit të shoqërisë së ardhshme.

Pas përfundimit të ligjëratës u zhvillua diskutim, ku të pranishmit bënë pyetje për çështje të rëndësishme, kryesisht të marrëdhënieve ndëretnike.

Google+