Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL ndihmon Shoqatën e Personave të Verbër të Tetovës

UEJL ndihmon Shoqatën e Personave të Verbër të Tetovës

Universiteti i Evropës Juglindore vazhdon me ndihmën dedikuar grupeve të ndryshme shoqërore. Në këtë drejtim, të martën (21 maj 2013), Shoqatës së Personave të Verbër të Tetovës i dhuroi tre kompjuterë. Dhurata u realizua pas kërkesës së kësaj shoqate për ta ndihmuar dhe mbështetur atë në aktivitetet e përditshme.

Përfaqësues të saj u shprehën të kënaqur me dhuratën, duke theksuar rëndësinë e teknologjisë informatike në punën e tyre dhe duke përgëzuar Universitetin për gatishmërinë për t’i ndihmuar.

Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë, deri më tani ka dhuruar një numër të konsiderueshëm të kompjuterëve, kryesisht shkollave të mesme dhe fillore, si dhe organizatave joqeveritare në qytete të ndryshme të Maqedonisë.

Google+