Ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Pol. D. Volers, zhvilloi një takim me absolventët e dalluar nga pesë fakultetet e Universitetit të Evropës Juglindore. Në këtë takim u bisedua për sfidat me të cilat do të përballen absolventët pas përfundimit të studimeve dhe mundësive të ecjes në karrierë.
Ambasadori Volers paraprakisht realizoi një takim me rektorin Prof. Dr. Zamir Dika dhe anëtarët tjerë të menaxhmentit të Universitetit. Në këtë takim, ambasadori Volers u njoftua me zhvillimet e fundit dhe planet e ardhshme të Universitetit.