Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Studentët e Fakultetit Juridik të UEJL-së në vizitë studimore në Spanjë

Studentët e Fakultetit Juridik të UEJL-së nën udhëheqjen e dekanit, Prof. Dr. Ismail Zejneli, prodekanit Doc. Dr. Jeton Shasivari si dhe profesorëve: Prof. Dr. Asllan Bilalli dhe prof. dr. Adnan Jashari, realizuan vizitën studimore në Spanjë, me ç'rast vizituan Senatin e Kortesit spanjoll në Madrid, ku u njoftuan për së afërmi mbi historikun, organizimin, përbërjen, funksionet dhe procedurat ligjvënëse parlamentare.

Po ashtu, në Madrid u vizitua edhe Fakulteti Juridik i Universitetit Autonom të Madridit, ku nga ana e dekanit të këtij fakulteti Prof. Dr. Fernando Molina Fernandez si dhe prodekanit Irene Martin Kortes studentët u njoftuan me programet studimore të studimeve deridiplomike dhe master si dhe mënyrën e mbajtjes së provimeve, të ligjëratave dhe të orëve praktike në këtë fakultet. Studentët po ashtu kishin mundësi që të njihen për së afërmi edhe me kolegët e tyre spanjoll duke shkëmbyer kështu edhe përvojat e tyre të studimeve.

Në Barcelonë u vizitua Fakulteti juridik i Universitetit Autonom të Barcelonës ku nga ana përgjegjësit për çështje mobiliteti, Prof. Dr. Josep Kapdeferro u prezantuan programet studimore të këtij fakulteti, me theks të veçantë drejtimet e studimeve master si dhe mundësitë për bashkëpunim midis dy fakulteteve në kuadër të programeve Erasmus. Po ashtu në Barcelonë u vizitua edhe Parlamenti i Komunitetit Autonom të Katalonisë, me çrast studentët u njoftuan për së afërmi mbi historikun, strukturën, funksionet dhe mënyrën e punës së këtij parlamenti.

Vizita studimore u vlerësua e suksesshme meqenëse kontribuon në zgjerimin e horizonteve ndërkombëtare dhe evropiane të studentëve dhe të stafit akademik të Fakultetit Juridik të UEJL-së.

Google+