Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Prorektori Blerim Reka mori pjesë në konferencën "Procesi i liberalizimit të vizave dhe rruga evropiane e Kosovës" në Vienë

Fillimisht të pranishmit i përshëndeti udhëheqësi i përfaqësisë së Komisionit Evropian në Austri, Richard Kühnel, i cili vlerësoi rezultatet nga Raporti i Progresit dhe Studimi i Fizibilitetit për Kosovën duke konstatuar se Kosova është në rrugë të mirë drejt përafrimit të saj me BE.

Në panelin e dytë diskutuan Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, Ambasadori Albert Rohan dhe ish-Ambasadori i Maqedonisë në BE, Blerim Reka.

Prorektori i UEJL-së dhe njohës i mirë i proceseve integruese, Prof. dr. Blerim Reka u fokusua në raportet bilaterale në mes të Kosovës dhe BE-së si dhe në procesin e shtet-ndërtimit të Kosovës.

Konferenca u zhvillua në gjuhën gjermane dhe angleze dhe u përcoll nga një numër i konsiderueshëm i ambasadorëve dhe diplomatëve të akredituar në Vjenë, gazetarëve, studentëve, pjesëtarëve të diasporës shqiptare si dhe politikanëve vendës.

Google+