Këtë titull ai e mori në një Ceremoni solemne, që u mbajt sot ( 7 nëntor 2012), në Universitetin e Evropës Juglindore, ku morën pjesë ambasadori i Kroacisë, Zllatko Kramariç, ambasadori i Shqipërisë Arben Çejku, kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti, kryetari i Komunës së Gostivarit, Rufi Osmani, kryetari i Komunës së Gjakovës, anëtarë të mërgatës shqiptare në Kroaci, një numër i madh i studentëve dhe qytetarëve të Tetovës.
Në prezantimin që bëri rektori i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, Prof. Dr. Zamir Dika, mes tjerash tha se të dhënat biografike të z. Mesiq pasqyrojnë qartë personalitetin e njeriut me një karrierë të bujshme politike, plot sfida dhe me një mision të frytshëm që spikat për guximin e tij në mbrojtjen e lirisë, demokracisë dhe paqes, gjithnjë duke nxitur dialogun dhe mirëkuptimin ndërmjet popujve.
“Prania e z. Mesiq në Universitetin tonë sot, flet për një respekt të veçantë që kemi ne ndaj tij dhe popullit kroat. Kur jam këtu, më duhet të përmend edhe bashkëpunimin e frytshëm ndëruniversitar me Universitetin e Zagrebit, të cilët gjatë gjithë kësaj kohe na kanë mbështetur në ngritjen e kapaciteteve, sidomos në fushën e hulumtimit shkencor”, tha në fjalimin e tij rektori Dika.
Ish-presidenti kroat, Stjepan Mesiq, shprehu falënderimet e tij dhe kënaqësinë që merë këtë titull nga një universitet i njohur si UEJL.
“Prania juaj më nderon dhe më bënë krenar për punën që kam bërë. Kroacia dhe Maqedonia kanë bërë shumë punë në historinë e tyre më të re, por ka edhe shumë punë të tjera për të bërë. Synimi ynë duhet të jetë lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Patjetër të ndërtojmë dhe fuqizojmë demokracinë e vërtet dhe më në fund të bëjmë politikë të respektimit të vazhdueshëm të të drejtave të njeriut. Maqedonia dhe Kroacia nuk kanë patur kur konteste ndërshtetërore dhe kjo ka bërë që marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve të jenë në nivelin më të lartë”, tha presidenti Mesiq.
Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore Prof. Dr. Zamir Dika mirënjohje i ndau edhe veprimtarit të njohur nga rajoni i Tetovës në Kroaci, Idris Sulejmani.
