“Kjo është një e arritur e universitetit”, tha ndërmjet tjerash, rektori Dika
Prof. dr. Vebi Bexheti, Prof. dr. Hamit Xhaferi, Prof dr. Nexhbi Veseli, Prof. dr. Hasan Jashari, Prof. dr. Elena Andreevska, Prof. dr. Mustafa Ibrahimi, Prof. dr. Zeqir Kadriu janë profesorët e rinj ordinarë në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) dhe Liljana Siljanovska profesor inordinar.
Sipas kritereve për zgjedhje, kandidatët e propozuar duhet të kenë pasur punë të pandërprerë akademike në Universitet si profesor inordinar në përputhje me Ligjin për arsim sipëror, botime në revista të njohura ndërkombëtare, të kenë të botuar libra universitarë, të kenë dhënë kontribut në afirmimin dhe përhapjen e imazhit të universitetit,etj.
Recensionet janë shkruar nga emra të njohur të fushës akademike nga vendi dhe ndërkombëtarë.