Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL-ja organizoi turne të futsallit me rastin 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

Turneun mbarëkombëtar të futsallit e shpalli të hapur këshilltari i Rektorit të UEJL-së, Demush Bajrami. Rezulatet e arrituara në këtë turne festiv janë si në vijim:Reprezentacioni i Kosovës – SEE Universiteti 3-1, Reprezentacioni i Shqipërisë –Reprezentacioni i Kosovës 7:5, SEE Universiteti – Reprezentacioni i Shqipërisë 2:3.

Universiteti i Evropës Juglindore ishte organizator dhe nikoqir i turneut mbarëkombëtar të futsallit që u mbajt të martën (13.11.2012) në sallën e sporteve të shkollës së mesme të mjekësisë dhe nën patronazhin e Rektorit të UEJL-së Prof. Dr. Zamir Dika, me rastin 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Fjalën e rastit e mbajti këshilltari i rektorit të UEJL-së, Demush Bajrami, i cili para të pranishmëve të shumtë dhe ekipeve pjesëmarrëse tha:

”Të gjithë popujt i kanë datat e ngjarjeve të tyre historike që ngërthejnë në vete vlera dhe të arritura. Ne shqiptarët, mbi të gjitha kemi një datë historike që na dallon prej të tjerëve – Datën e Pavarësisë dhe të Flamurit kombëtar, sepse përmes kësaj date ne shqiptarët tash e 100 vjet më parë arritëm të manifestojmë integritetin e brendshëm shpirtëror e civilizues.Sot në kuadër të këtij turneu, në kalendarin e ngjarjeve me rëndësi të madhe ka hyrë edhe ky turne yni, që mishëron lidhjet tona të unitetit kombëtar “.

Për më tepër, ky turne sintetizon vizionin dhe dinamikën e një zhvillimi emancipues, kulturor dhe sportiv të shqiptarëve kudo që ata gjenden. Duke e ngritur sportin nëpër kohë, shqiptarët treguan pikëpamjet e tyre për shoqërinë dhe jetën theksoi, tha Demush Bajrami.

“Duke qenë pjesë e pandarë e trungut kulturor e psikologjik evropian, shqiptarët, bashkë me popujt tjerë përparimtarë të Ballkanit, e kuptuan se nuk fiton më i dhunshmi, por më i civilizuari dhe më i kulturuari. Edhe këtë turne, duke kuptuar si mision në kuadër të shumë manifestimeve , konferencave shkencore dhe kulturore kushtuar çështjes shqiptare që po i organizon Universiteti i Evropës Juglindore në këtë njëqind vjetorë pavarësie dhe krenarie kombëtare”, tha mes tjerash Bajrami.

Pas hapjes solemne turneu vazhdoi sipas plan programit të paraparë të organizatorit dhe u arritën këto rezultate

Reprezentacioni i Kosovës – SEE Universiteti 3-1
Reprezentacioni i Shqipërisë – Reprezentacioni i Kosovës 7:5
SEE Universiteti – Reprezentacioni i Shqipërisë 2:3

Në bazë të rezultateve të arritura vendi i parë i takoi Reprezentacionit të Shqipërisë me 6 pikë, vendi i dytë i takoi Reprezentacionit të Kosovës me 3 pikë dhe vendi i tretë i takoi ekipit të UEJL-së.

Organizatori për tre ekipet e pjesëmarrëse ndau Kupa dhe mirënjohje.

Google+