Në kuadër të shkollës verore janë realizuar disa seminare në tema specifike, ku pjesëmarrësit kanë patur mundësi të mësojnë për përvojat e reja në përgatitjen e liderëve të ardhshëm dhe të tregojnë përvojën nga vendete tyre amë.
Në kuadër të agjendës së kësaj shkolle janë mbajtur një mori ngjarjeshspeciale, udhëtime në qytete të ndryshme dhe vende kulturore e turistike të Tetovës, vizita nëinstitute të ndryshme,si dhe janë zhvilluar aktivitete të ndryshme në kuadër të Kampusit të Universitetit të Evropës Juglindore, si nëfutboll, volejboll, tenis, shah, ping – pong, vizita të klubeve të natës, etj.
Në fund të shkollës verore,rreth 50 studentë pjesëmarrës u pajisën me certifikata.
