Debati u mbajt në vigjilje të aktiviteteve për mbajtjen e zgjedhjeve për Parlamentin dhe Asociacionin Studentor të UEJL-së.
Për organizmin studentor dhe nevojën e një asociacioni studentor prezantuan përfaqësues të Forumit Rinor Arsimor të Maqedonisë, ndërsa për rregulloren e re të Parlamentit dhe Asociacionin Studentor, foli sekretari i përgjithshëm i UEJL-së, Xhevair Memedi, MBA.
“Rregullorja është hartuar në përputhje me ligjet aktuale në Maqedoni dhe rregulloret dhe aktet tjera të Universitetit. Gjatë hartimit janë marr parasysh të gjitha aspektet, që asociacioni i studentëve të jetë vërtet zëri i studentëve në këtë Universitet. Përfshirja juaj sa më e madhe në këtë organizim, do ta bëjë më të suksesshëm edhe punën e Parlamentit dhe Asociacionit Studentor”, tha sekretari i përgjithshëm, Memedi. Ai, i njoftoi studentët për qëllimet dhe objektivat e Parlamentit studentor, të cilët kanë të bëjnë me misionin e përgjithshëm të Universitetit dhe përfaqësimin e studentëve në të gjitha nivelet.
Këshilltarja për cilësi e UEJL-së, Heather Henshaw dhe njëkohësisht kryetare e Komisionit qendror zgjedhor, i njoftoi studentët me mënyrën e aplikimit për pjesëmarrje në zgjedhje, kushtet dhe aktivitet që do të organizohen në këtë drejtim.
“Dua t’ju sigurojë se secili studentë, do të ketë mundësi të shfrytëzojë të drejtën e votës. Garantojmë zgjedhje të drejta dhe nuk do të lejojmë asnjë shkelje të procesit të votimit. Suksesi varet nga ju”, tha znj. Henshaw.
Marija Milçevska, përfaqësuese e Forumit Rinor për Arsim i Maqedonisë, foli për çështje që kanë të bëjnë me organizimin studentor dhe për përvojën që ka ky forum me zgjedhjet e fundit që u mbajtën në Universitetin e Shkupit.
“Parlamenti Studentor i përfaqëson interesat e studentëve brenda dhe jashtë Universitetit. Vetëm angazhimi dhe përfshirja juaj sa më e madhe ju mundëson sukses dhe më shumë aktivitete të këtij asociacioni.”,tha Miliçevska.
Studentët aktivisht u inkuadruan në debat duke bërë komente dhe pyetje, kryesisht lidhur me organizimin e deritashëm studentor në Universitet, statusin e Avokatit Studentor, Buxhetin e Parlamentit Studentor, mënyrën e votimit , etj.
Sipas rregullores, Parlamenti Studentor, do të ketë 30 anëtarë me mandatë njëvjeçar, të cilët do të përfaqësojnë të gjitha fakultetet Universitetit.
