Mirëseardhje studentëve të ri u dëshiroi drejtori i studimeve pasdiplomike, Prof. Dr. Hasan Jashari.
“Kjo është një ditë e rëndësishme në jetën tuaj. Shënon një hap shumë të guximshëm në investimin tuaj për të ardhmen dhe karrierën tuaj. Shumica prej jush e njohin Universitetin tonë dhe janë të personalizuar me të, por edhe të tjerët do të kenë mundësi ta njohin atë me të gjitha kushtet dhe kapacitet që i ofron.”,tha mes tjerash Prof. Dr. Hasan Jashari.
Studentët patën mundësi që nga përfaqësuesit e shërbimeve studentore të Universitetit të njihen me të gjitha kapacitet dhe shërbimet, me të cilët do të kenë kontakte gjatë viteve të studimit. Prezantime bëri drejtori i Shërbimeve studentore, përfaqësues të Bibliotekës Universitare dhe të shërbimeve të TI-së.
Ata u njoftuan me çështjet administrative, me softuerët, me të cilët do të punojnë gjatë studimeve si dhe me infrastrukturën e portaleve elektronike, të cilët i shfrytëzon universiteti gjatë mësimdhënies.
