COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Në UEJL filloi java orientuese për studentët e rinj

Në Universitetin e Evropës Juglindore, të hënën (17 shtator 2011), filloi “Java orientuese” për të gjithë studentët e regjistruar në vitin e ri akademik. Në ceremoninë solemne, studentëve mirëseardhje u dëshiroi rektorii këtij universiteti, Prof. Dr. Zamir Dika dhe prorektori për çështje akademike, Prof. Dr. Endrju Godspid.

“Ju, ashtu siç keni ardhur sot në një ditë të veçantë, ashtu edhe do të ndjeheni të veçantë gjatë gjithë këtyre viteve të studimit,sepse do të studioni në universitetin ku standardet janë më të avancuarat dhe më evropianet në rajon dhe mund të them me krenari se janë të harmonizuara me sistemin që buron nga procesi i ashtuquajtur i Bolonjës – sinonim ky i reformave më të thella të arsimit të lartë në Evropë”, tha rektori Dika.

“Sistemi edukativ dhe modeli pedagogjik në Universitetin e Evropës Juglindore është i dizajnuar që të jetë konsistent me maturimin dhe pjekurinë tuaj individuale, pra është i përshtatur me stilin tuaj të jetës”, tha mes tjerash rektori Prof. Dr. Zamir Dika.

Studentëve të rinj mirëseardhje u dëshiroi edhe prorektori për çështje akademike, Prof. Dr. Endrju Godspid, duke i porositur ata të jenë kreativ, të guximshëm, të punojnë shumë, që të kenë një të ardhme të ndritshme.

Gjatë javës orientuese, studentët do të njihenme infrastrukturën e Universitetit, do të pajisen me dokumentet e identifikimit studentor (kartelat ID), do ta përpilojnë orarin dhe do të njihen me këshilltarët për çështje studentore dhe administratën e Universitetit.

Ata, po ashtu do të njihenme shërbimet kryesore të universitetit, si shërbimin studentor, shërbimin e teknologjive informatike, bibliotekën, shërbimin e karrierës dhe me fakultet, ku ata kanë zgjedhurtë studiojnë.

Google+