Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Ambasadori Pol Volers në UEJL mbajti ligjëratë për zgjedhjet presidenciale në SHBA

“Zgjedhjet presidenciale në SHBA”, ishte tema e ligjëratës, të cilën të enjten ( 1 nëntor 2012), e mbajti para studentëve të UEJL-së ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni Pol Volers.

Ambasadori Volers, foli për procesin zgjedhor në tërësi në SHBA, duke theksuar faktin se më 6 nëntor amerikanët nuk votojnë vetëm për president, por edhe për senator, kongresmen dhe përfaqësues të tjerë lokal. Ai, po ashtu foli për procesin se si bëhet kandidimi për president, shpallja e kampanjës, mbajtja e konventave partiake dhe për afatet e shpalljes së kandidatit fitues si dhe për rolin dhe rëndësinë e zgjedhjeve në shtetet amerikane dhe rolin e Këshillit Zgjedhor.

Në fund të ligjëratës studentët e pyetën ambasadorin Volers për shumë çështje që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor në SHBA, si për preferencat e amerikanëve sa u përket partive politike, ndikimi i partive të vogla, dhe çështje të tjera lidhur me zgjedhjet.

Para mbajtjes së ligjëratës rektori i UEJL-së Prof. Dr. Zamir Dika e informoi ambasadorin Volers për zhvillimet e fundit në Universitet.

Google+