Senatorit Bial mirëseardhje i dëshiroi prorektori për çështje akademike i UEJL-së, Prof. Dr. Endrju Godspid(Andrew Goodspeed). Ai, e falënderoi senatorin Bial, për mundësinë që ua ofron studentëve tanë për të mësuar më shumë për politikën amerikane.
“Qëllimi i ligjëratës së sotme është zhvillimi i diplomacisë qytetare, sipas së cilës qytetari ka të drejtë në mënyrë të pavarur të vetëvendos, në vend që këtë ta bëjnë politikanët”, tha senatori Bial. Ai u tha studentëve se është njohës i mirë i politikës në Amerikë, por dëshiron të mësoj më shumë për proceset politike në Maqedoni dhe se si organizohen zgjedhjet këtu.
Studentët e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, patën mundësi që të mësojnë më shumë për proceset politike dhe se si organizohen zgjedhjet parlamentare në SHBA.
Ata u interesuan të marrin informacione burimore për procesin politikë dhe procesin zgjedhor që aktualisht zhvillohet në SHBA.
