Ky është një fillim i mbarë dhe tregon se ne jemi të përgatitur për tu përballur denjësisht me të gjitha ekipet. Synimi ynë është të fitojmë kampionatin dhe të luajmë në arenën ndërkombëtare,thotë trajneri i ekipit të studentëve, Afrim Jonuzi .
“Luajtëm ashtu si dimë më mirë, ekipi ishte i disiplinuar dhe shumë efikas ndaj edhe fitorja në asnjë moment nuk erdhi në pikëpyetje. Kjo fitore kundër Velesit na ka dhënë një motiv plus që në ndeshjen e radhës kundër kampionit shtetëror të japim maksimumin dhe të shënojmë fitoren e radhës dhe atë para tifozëve tanë të flaktë” tha ai.
Ekipi i futsallit i UEJL-së përbëhet nga studentë aktual, të cilët në të shumtën e rasteve më pas angazhohen në ekipe profesioniste në Ligën e Maqedonisë dhe jashtë.
Në xhiron e parë u shënuan këto rezultate:
Rial Petrol – Shkëndija 5-2
Mal Ajaksi – Kumanova 903 7-2
Royal Ilirët – Juventus Serava 3-3
Velesi – SEE Universiteti 0-4
Zhelezareci – Elita nuk u zhvillua
Crna Reka – Bixho 3-4
