Në kuadër të këtij trajnimi në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, po qëndrojnë rreth 70 studentë indian.
Përveç mësimit, studentët nga India i kanw vizituar kompanitë “Ekolog” dhe “Renova” dhe pikat më të rëndësishme turistike të rajonit të Tetovës, si Xhaminë e Larme, Teqenë “Harabati Baba”.
Pas përfundimit të kursit intensiv, studentët do të pajisen me certifikatë.
“Studentët nga India aktualisht i ndjekin studimet e magjistraturës në Institutin Indian për Menaxhment dhe shumica e tyre janë të punësuar në korporata të mirënjohura multinacionale dhe transnacionale. Instituti Indian për Menaxhment është radhitur në vendin e katër në nivel shtetëror në Indi për programet e magjistraturës MBA. Fakulteti për Biznes Keli (KSB) është e ranguar si një nga top fakultetet për biznes në SHBA”, thotë Luan Eshtrefi, shef i Zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare në UEJL.
Mysafirët nga Instituti Indian për Menaxhment janë akomoduar në konviktet studentore të UEJL-së në Tetovë.
Ky është viti i dytë radhazi që UEJL është nikoqir i kësaj ngjarjeje me partnerët e vetë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe India.
UEJL vazhdon që të krijoj një profil më të ndërkombëtarizuar dhe ngjarje të tilla janë të rëndësishme për ne dhe shoqërinë në përgjithësi.
