Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha në UEJL mori Çmimin për lidership

“UEJL dhe USHT në një hark të shkurtër kohor e kanë shndërruar Tetovën në një nga epiqendrat kryesore universitare të kombit shqiptar”, tha kryeministri Berisha “Universiteti i Evropës Juglindore paraqet model në rajon për lirinë akademike. Nëpërmjet programit 2.0 synojmë të rrezatojmë shpresën, duke arsimuar liderët e ardhshëm dhe profesionistët e vërtetë”, tha rektori Dika.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, të mërkurën ( 9 nëntor 2011), qëndroi në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ku nga Instituti për demokraci dhe zhvillim iu nda Çmimi vjetor për Lidership për vitin 2009, ndërsa para studentëve të shumtë mbajti një ligjëratë për integrimet euroatlantike.

Në ceremoninë e hapjes, këshilltari i rektorit, Demush Bajrami në shenjë mirënjohjeje kryeministrin e quajti themelues të demokracisë në Shqipëri, ku me këtë rast, tha se edhe kryeministri Berisha ashtu si edhe Albert Ajnshtajni “ideal politik e kanë demokracinë”.

Mirëseardhje kryeministrit të Shqipërisë i dëshiroi rektori i UEJL-së, Prof. dr. Zamir Dika, i cili e njoftoi me zhvillimet dhe synimet e universitetit në të ardhmen.

“Universiteti i Evropës Juglindore paraqet model në rajon për lirinë akademike. Nëpërmjet programit 2:0 synojmë të rrezatojmë shpresën, duke arsimuar liderët e ardhshëm dhe profesionistët e vërtetë”, tha rektori Dika.

Ne, tha rektori Dika, dëshirojmë t’i motivojmë autoritetet politike ta përkrahin fuqishëm bashkëpunimin në sferën e arsimit të lartë mes universiteteve shqiptare dhe universiteteve në rajon, gjithnjë në funksion të rritjes së konkurrencës mes tyre.

“Ju, z. kryeministër keni dhëne shembull se si përkrahet liria, si përkrahen iniciativat mes universiteteve shqipfolëse, veçmas duke iniciuar nisma të shkëlqyeshmërisë”, tha mes tjerash rektori Dika

Një përmbledhje të motivit për dhënien e Çmimit për lidership dhe një retrospektive të shkurtër të veprimtarisë së kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha e bëri kryetari i Bordit të Institutit për demokraci dhe zhvillim, Prof. dr. Veton Latifi.

“Nuk e fsheh dot emocionin e pranisë së kryeministrit Berisha dhe të gjithë ju në këtë takim. Çmimi nuk është i rastësishëm dhe jepet pas monitorimeve të bëra nga komisioni përkatës. Ēmimi ndahet me motivacionin për rezultate të theksuara në konsolidimin demokratik dhe në përforcimin e bashkëpunimit dhe integrimit”, tha mes tjerash, Latifi.

“Jam shumë i prekur nga pritja e juaj kaq e ngrohtë dhe dua t’ju garantojë se ndjehem jashtëzakonisht i nderuar që e vizitoj këtë universitet. Dua me nderim të madh të përulem para jush. Para të gjithë atyre burrave e grave, profesorëve dhe studentëve, që gjatë këtyre 10 viteve krijuan, këtu në Tetovë, një tempull të madh të lirisë, të dijes dhe dritës për shqiptarët dhe të gjithë qytetarët e shoqërisë së Maqedonisë”, tha në fjalimin e tij kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

“UEJL-ja dhe USHT-ja, në një hark të shkurtër kohor, e kanë shndërruar Tetovën në një nga epiqendrat kryesore universitare të kombit shqiptar”, tha kryeministri Berisha.

Universitet janë poliedrike, në përbërjen e tyre të doktrinave të shkencave, të profesorëve, në përbërjen e stafit të tyre akademik. Por, të gjitha kanë një faqe të përbashkët, një shpirt të përbashkët dhe shpirti i tyre është liria. Ne, shqiptarët në rrethana të caktuara kemi edhe universitetet më të reja të Evropës.

Universiteti juaj me 10 mijë studentë është një ogur i bardhë, është një tempull i vërtet i zhvillimit të shqiptarëve dhe shoqërisë maqedonase në tërësi, tha mes tjerash kryeministri Berisha.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë vizitës në Tetovë është takuar me përfaqësuesit e Komunës së Tetovës, Universitetit Shtetëror të Tetovës, kurse gjatë marshutës në rrugët e Tetovës është pritur dhe përshëndetur nga një numër i madh të qytetarëve.

Google+