Paraprakisht, delegacioni i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës bëri një shëtitje nëpër kampus, me ç’rast u njoh nga afër me mjedisin dhe kushtet e përparuara evropiane që ofron kampusi universitar.
Gjatë gjithë kohës, rreth 1 orë e 30 minuta sa zgjati vizita në fjalë, ministri Kralev dhe zëvendësministri Neziri, u informuan nga rektori Dika dhe bashkëpunëtorët e rektorit për projektet inkurajuese në ndjekjen e inovacionit shkencor. Nga ana tjetër, ministri dhe zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ndanë fjalë miradije për UEJL-në dhe për përkushtimin që po tregon ky universitet në krijimin kuadrove të aftësuar me dije dhe shkathtësi për vendet e tyre të punës.
Më e rëndësishmja e këtij takimi është gatishmëria e Qeverisë dhe ministrisë në fjalë për një bashkëpunim frytdhënës në përkrahjen dhe ofrimin e ndihmave konkrete për UEJL-së në të ardhmen.
