Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Nxënësit e Gjimnazit të Tetovës në UEJL i prezantuan temat e tyre në gjuhën angleze

Universiteti i Evropës Juglindore , të enjten ( 1 dhjetor 2011) i ka tubuar në një vend nxënësit e disa shkollave të mesme në Tetovë në kuadër të nismës së Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit për bashkëpunim me komunitetin.

Duke u bazuar në këtë nismë, nxënësit e Gjimnazit të qytetit “Kiril Pejçinoviç” i kanë prezantuar esetë e tyre në gjuhën angleze, të cilat paraprakisht i kanë realizuar në bashkëpunim me profesorët e tyre të gjuhës angleze.

Mësimi i gjuhës angleze është dëshmuar si përparësi e zhvillimit profesional gjatë punësimit në nivel lokal dhe ndërkombëtar.

Nxënësit kanë punuar me përkushtim, së bashku me profesorët e tyre për t’i prezantuar punimet para bashkëmoshatarëve tyre.

“UEJL kishte kënaqësinë, që kishte mundësi të bashkëpunojë me shkollat e mesme. Inkurajimi dhe motivimi i tyre është pjesë e misionit tonë dhe jemi të lumtur ti presim ata në Universitet”, thotë ndihmësi i provostit Dr. Rod Beaumont, i cili ka ndihmuar në organizimin e kësaj ngjarjeje.

Dr. Endrju Godspid, dekan i Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit thotë se “Është kënaqësi t’i kemi në universitet përfaqësuesit e shkollave të mesme të këtij rajoni, në veçanti për faktin se kanë përgatitur ese në gjuhën angleze enkas për ne. Ne, në Universitetin e Evropës Juglindore jemi të përkushtuar në zhvillimin e arsimit shumëgjuhësh dhe shumë-kulturor dhe çdoherë jemi në ballë të zhvillimeve pozitive pedagogjike në Rajonin e Ballkanit. Është kënaqësi dhe nder për ne t’i kemi këtu këta të rinj,me të cilët ndajmë vlera dhe besime të përbashkëta për mirëkuptimin gjuhësor dhe kulturor dhe që janë të përcaktuar ta kuptojnë botën e tyre nëpërmjet gjuhës dhe kulturës.

Google+