Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

DAAD mbajti prezantim për studentët dhe stafin e UEJL-së

Të premten me 14 tetor, përfaqësuesit e Shërbimit gjerman për shkëmbim akademik(DAAD) mbajtën prezantim për studentët dhe stafin e UEJL-së.

Gjatë prezantimit, znj. Petra Cagalj Sejdi dhe Znj.Marija Tomova i paraqitën skemat e ndryshme për bursa dhe financim para studentëve dhe stafit të UEJL-së të cilët dëshirojnë të studiojnë apo të specializojnë në universitete dhe shkolla gjermane.

Përfaqësuesit e DAAD i prezantuan bursat për studimet e magjistraturës dhe për hulumtime të doktoraturës, sikur edhe bursat për shkolla gjuhësore dhe shkolla verore, të cilat ofrohen nga Shërbimi Gjerman për Këmbim Akademik(DAAD) dhe nga Instituti Shoqëria e Hapur(OSI).

Zyra për marrëdhënie ndërkombëtare, do të vazhdojë të sjellë në UEJL fondacione, shoqëri dhe institute, të cilët ju ofrojnë studentëve dhe stafit mundësi për të studiuar apo specializuar jashtë shtetit, duke ju mundësuar kështu të zgjerojnë dijet dhe shkathtësitë e tyre dhe të bëhen pjesë e botës akademike në lëvizje.

Google+