Në kuadër të shënimit të jubileut, në praninë e djalit dhe vajzës së tij, u zbulua busti i themeluesit të Universitetit, të ndjerit Maks va nder Shtul. Po ashtu u ndanë mirënjohje speciale të përfaqësuesve të korit diplomatik në Maqedoni, më shumë universiteteve dhe institucioneve, profesorëve dhe individëve të dalluar. Majkëll MekRobi – rektor i Universitetit Indiana në SHBA e mori titullin doktor nderi . Po ashtu, nëpërmjet 100 fotografive- nga 10-të për secilin vit, si dhe me shfaqjen e filmit dokumentarë 10-të minutash, në mënyrë simbolike u tregua hapërimi 10-të vjeçar i Universitetit.
Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Zamir Dika, me këtë rast tha se Universiteti vazhdon të jetë i përkushtuar në misionin e tij – promovimi i arsimit të lartë në gjuhën shqipe dhe në të njëjtën kohë të mundësojë arsimim shumë-gjuhësor dhe shumë – kulturorë në Maqedoni.
“Sot, pas dhjetë viteve, Universiteti numëron 7000 studentë, mbi 5000 të diplomuar në të tre ciklet e studimit, me pronë dhe pajisje në vlerë aktuale prej afro 30 milionë dollarësh, me një kampus modern të integruar në Tetovë dhe hapësirave në Shkup, në 220000 m2, me resurse njerëzore prej 400 të punësuarve - staf akademik dhe administrativ, me një rrjet të fuqishëm bashkëpunimesh me universitete brenda dhe jashtë shtetit, fakte këto të cilat nxjerrin në pah një 10 vjeçar arritjesh plot admirim. Universiteti, nëpërmjet projektit të ashtuquajtur ”SEEU 2.0” synon të përfaqësojë fuqishëm modelin e një universiteti modern të integruar me udhëheqje bashkëkohore të përbërë nga Bordi i universitetit që ka strukturë të shkëlqyeshme njerëzish që konsiderohen si kontribuues të drejtpërdrejtë në krijimin e procesit të Bolonjës dhe ekspertë të pranuar të arsimit të lartë në Evropë, si dhe përfaqësues nga komuniteti në Maqedoni dhe profesorët tanë. Kjo strukturë bashkëkohore e udhëheqjes pasohet nga një ekip cilësor menaxhues me një sfond të shkëlqyer akademik, me të cilët çdo rektor do të ndjehej krenar dhe i motivuar të vazhdojë pandalshëm në realizimin e objektivave të paracaktuara. Kemi vendosur si prioritet përforcimin e kapaciteteve të planifikimit akademik dhe financiar, si dhe ngritjen e kapaciteteve menaxhuese të fakulteteve. Këtë fazë të zhvillimit të universitetit e kemi pagëzuar si faza e menaxhimit pjesëmarrës e bazuar në performancë, në kuadër të proceseve transparente dhe një mjedisi garues në kushte të barabarta”, tha mes tjerash rektori Dika.
Në këtë solemnitet mori pjesë edhe ministri i arsimit i Maqedonisë, Pançe Kralev, sipas të cilit, Universiteti ka arritur t’i jep dimensionin historik arsimimit dhe shumetnicitetit në Maqedoni edhe pse ekziston vetëm 10-të vite. Sipas ministrit Kralev, Universiteti karakterizohet edhe me përdorimin e shumëgjuhësisë në mësimdhënie, përkatësisht studentët kanë mundësi të studiojnë në gjuhën e tyre amtare, por edhe në gjuhën angleze. Programet studimore për të dy ciklet studimore janë adekuatë dhe kanë një perspektivë evropiane dhe ndërkombëtare.
Kryetari i Bordit të Universitetit, Prof. Dr. Denis Farington “ Ky universitet paraqet institucionin e parë privat-publik në vend dhe rajon, i cili posedon modelin e tij, në të cilin funksionojnë në kohë reale vlerësimi i rrezikut dhe planifikimi strategjik. Vazhdimisht po përpiqemi që të gjejmë mënyra për bashkëpunim me Qeverinë dhe me etnitetet tjera dhe të sigurojmë qëndrueshmëri financiare si dhe të vazhdojmë me ofertën e programeve studimore të cilësisë së lartë, të cilët do të jenë të dobishëm si për individët përkatës, ashtu edhe për ekonominë. Dosja jonë është e mirë dhe është e kapshme për të gjithë. Ne nuk “flemë”, por kërkojmë kahe të reja, përmirësime, para së gjithash përmirësime në cilësi në përputhje me standardet evropiane. Këto, nuk janë fjalë të kota, por ato i përfaqësojnë përpjekjet tona. Motoja e shkollës sime ishte “Progrediamur”, që do të thotë “ Ecim përpara”. Vërtet ta realizojmë këtë dhe pas dhjetë viteve të fitojmë këtë poemë”.
Prorektori për çështje akademike, Prof. Dr. Pol Foster, tha se: “Rektori MekRobi është novator në arsimim. Nën udhëheqjen e tij Universiteti i Indianës pati një ekspansion të madh në volum dhe cilësi të trupit studentor, shifër rekorde të harxhimeve, miliarda dollarë për fushatën e zgjerimit të kapaciteteve të Universitetit Indiana në Blumington. Faza e parë prej 5 miliardë dollarësh do të përfundojë në 200 vjetorin e Universitetit në vitin 2020”.
Doktori i nderit Majkëll A. Mek Robi, mes tjerash tha: “Është nder për mua që jam përsëri në Tetovë, në Universitetin e Evropës Juglindore, pas dhjetë viteve nga themelimi i tij në vitin 2001. Unë jam krenar që kam qenë këtu në fillim dhe ndjehem edhe më shumë krenar që po kthehem këtu për të marrë titullin Doktor Nderi i Shkencave. Nuk ka nder më të madh se ajo që një universitet mund të jap dhe të ftoj dikënd të merr pjesë dhe të jetë në rangun e të diplomuarve të tij dhe unë jam shumë mirënjohës për këtë. UEJL i shpjegon vlerat që i bashkuan universitetet për shekuj me radhë dhe këto të fundit i bashkojnë njerëzit. Ne mund të shohim dëshmi të zhvillimit dhe prosperitetit tuaj, duke parë kampusin e bukur në Tetovë dhe qendrën dinamike akademike në qendër të Shkupit. Ne e shohim përparimin e programeve të reja akademike për studime universitare dhe pasuniversitare dhe përmes partneriteteve me universitetet evropiane dhe universitetet e Shteteve të Bashkuara. Është e rëndësishme të mbajmë mend se UEJL është një institucion i shekullit 21. Ju jeni formësuesit e kulturës së intelektit që do të jetë bazë dhe që do të vazhdojë të ndërtojë një brez të ri të profesorëve dhe të profesionistëve. Dhe ju jeni rojet që do të siguroni që strukturat, të cilat vet i keni krijuar në mënyrën më të mirë në të ardhmen do tu shërbejnë fakulteteve dhe studentëve të UEJL-së. "
