Në konferencë u bë prezantimi i Bibliotekës Universitare të UEJl-së, mënyra e punës si dhe u shqyrtua mundësia e bashkëpunimit ndërmjet bibliotekave në drejtim të shfrytëzimit të materialit bibliotekist dhe të data-bazave të përbashkëta.
Një nga temat boshte, për të cilën pjesëmarrësit u morrin vesh, ishte digjitalizimi i materialit bibliotekar dhe mënyrat e shfrytëzimit të tij. Ata u pajtuan që ky veprim mos të bëhet objekt vetëm i biznesit.
Në këtë konferencë u morë vendim për botimin e një reviste tremujore të këtij Unioni, ku edhe biblioteka jonë do të përfaqësohet me punime e veta. Revista do të jetë e përbashkët me punime në gjuhën angleze dhe rezyme në gjuhën amtare.